• Latest
  • Trending
  • All

KU MUND TË GJENDET SHPËTIMI I SHQIPËRISË DHE I SHQIPTARËVE?

24/10/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 5 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KU MUND TË GJENDET SHPËTIMI I SHQIPËRISË DHE I SHQIPTARËVE?

24/10/2017
in Aktualitet

Ahmet GJANAJ

Kriza e politikës së amortizuar me liderë karizmatikë që nuk kanë linjë ideologjike të mirëdefinuar por që ia dalin të marrin lidershipin duke zotëruar fuqishëm mentalitetin oriental të të bërit politikë po shkon duke u thelluar dhe më keq në Shqipëri. Në parlamentin shqiptar kanë ngelur vetëm ujqit e vjetër që nuk i bëjnë aspak përshtypje njëri tjetrit duke ditur gjithçka nga njëri tjetrin.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë mes të të pa prekurve, secili më i pasur se tjetri, me një amoralitet të paarritur ndonjëherë, në kushtet e një elektoratit të mësuar vetëm me interesa financiare direkt apo indirekte, parlamenti është kthyer në një sallon të pritjes të padurueshëm për palën që nuk ka patur mjaftueshëm financa për të zënë shumicën e ulësave.

Me nostalgji shihet koha e diktaturës ku një parti, bijtë e deputetëve apo pushtetarëve të së cilës përbëjnë sot shumicën e deputetëve, zinte të gjitha ulëset. Nuk njihet llogaridhënia ndaj elektoratit se ky i fundit kryesisht është i blerë, nuk interpelohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve por shahet e fyhet si nga opozita për ta kaluar pak mërzinë e të qenurit në opozitë si nga mazhoranca për të shënuar epërsinë politike. Koha deri në zgjedhjet e tjera behët shumë e bezdisshme për opozitën dhe bëhet dhe më shumë e padurueshme kur të kemi parasysh se mungesa e pushtetit shkakton një mungesë parash dhe rrjedhimisht redukton mundësitë për të blerë votat dhe marrë pushtetin në zgjedhjet e tjera !

Këtë skemë e përkeqësoi rrënjësisht futja e LSI-së në arenën politike. Pasiguria u rrit dhe ekuacionit iu shtua një të panjohur, rezultati i LSI-së. Nga ai moment, është LSI-ja që përcaktoi cilin krahë do të çonte në pushtet, sigurisht duke negociuar shkëlqyeshëm për të rritur mundësitë financiare të saj dhe rrjedhimisht, siç e thamë më lartë, për të fituar dhe më shumë vota dhe më shumë ulëse në parlament.

Armiku për t’u vrarë njëkohësisht dhe për t’u joshur nga të dy partitë e mëdha ishte pikërisht LSI-ja e urryer. Apetiti i pangopur i LSI-së si partner koalicioni bëri që si PD-ja kur ishte në koalicion me të si PS-ja në legjislaturën e fundit, të kërkojnë t’ia ulin sadopak pushtetin. Këtë e bënë përmes partive kombëtariste PLL-ja për PD-në dhe PDIU-ja për PS-në.

Duhet pranuar se këto aleanca duke afruar partitë kombëtariste kanë moralizuar sadopak politikën shqiptare dhe janë shënuar rezultate të konsiderueshme sidomos në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Shqiptarëve në Ballkan. Aleanca me PDIU-në në legjislaturën e fundit në veçanti ka ngritur dinjitetin shqiptar duke detyruar kryeministrin dhe qeverinë shqiptare që të mos lëshonin pe me fqinjët tanë të uritur. Nën kësaj aleance, u sfidua kryeministri serb në mes të Beogradit, u bashkuan partitë shqiptare në Maqedoni, u tentua që të bashkohen partitë politike shqiptare në Mal të Zi dhe në Luginë dhe u avancua çështja çame deri në Evropë me një sukses të sigurt për diplomacinë shqiptare. Megjithatë, partitë e mëdha, kuptohet, nuk e durojnë  « diktatin » e partive të vogla prandaj, nuk duhet mend për të kuptuar se marrëveshja e 18 majit kishte për qëllim, ndër të tjera, që të përjashtonin partitë e vogla nga Parlamenti dhe këtë e arritën pjesërisht.

PS-ja u lirua nga pesha e të bërit koalicion me LSI-në por dhe të largonte partinë kombëtariste e PDIU-së ndërsa PD-ja « tradhtoi » Aleancën Kuq e Zi, Partinë Lëvizja e Legalitetit dhe Partinë e Ballit Kombëtar duke i vendosur kryetarët e tyre në vende humbëse në listën e PD-së dhe duke preferuar shpëtimin e Vangjel Dulës dhe të partisë së tij inekzistente ! Kaluar euforia e fillimit të legjislaturës së re të parlamentit, sikur do të shpresonin ndoshta të shihnin persona të rinj që t’i detyronin të fillonin një marrëdhënie të re, me standarde evropiane sikur nuk reshtin së thëni pa e vërtetuar asnjë herë në praktikë, konstatojnë se nuk ka ndryshim, mërzia i kap shumë shpejt dhe rifillojnë me avazin e vjetër. Zbavitja e vetme që ngjall interesimin e tyre është prodhimi i një krize të re! Prandaj, vjen kriza politiko-gjyqësore aktuale në Shqipëri !

Të gjithë e dinë se nuk do të ndodh asgjë dhe se asnjë “peshk” i madh nuk do të përfundojë në burg, por jo vetëm mërzia shpjegon krizën. Nuk u besoj teorive konspiracioniste, por ama, ca gjëra më shqetësojnë!

Mos vallë do të thoshte “teoria konspiracioniste”, bëhet kjo për t’i dëshpëruar më tutje Shqiptarët që të mos kenë më asnjë shpresë për t’ardhmen e tyre në vendin e tyre ?

Mos vallë synohet, thotë “teoria konspiracioniste”, që të kryhet një genocid të Shqiptarëve por pa vrarë njeri ?

Si bëhet gjenocidi pa vrarë njeri ? Kur të dëshpëruarit, sidomos rinia, blejnë ose marrin një shtetësi tjetër (greke, rumune, bullgare ose thënë më ndryshe, do të thoshte “teoria konspiracioniste”, shtetësinë e shteteve, kryeministrat e të cilëve u mblodhën, « pa të keq », në fillim të tetorit në Athinë bashkë me atë të Serbisë pa praninë e atij të Shqipërisë) për t’u zhdukur në Evropë dhe për këtë, i regjistrojnë të gjithë familjarët e tyre si grekër, rumunë apo bullgarë. Gradualisht, nga zhgënjimi në dëshpërim, nuk do të mbetët më asnjë shqiptar që të ketë shtetësinë shqiptare dhe kjo situatë do të mund të quhet gjenocid pa vrarë njeri !

Këtu “teoria konspiracioniste” ndihmohet shumë nga faktet reale (sa e sa Shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke, rumune apo bullgare sidomos këto kohët e fundit) dhe nga ligji i votuar së fundmi në Parlamentin shqiptar për mbrojtjen e minoriteteve ku është shtuar bujshëm dhe ai bullgar ?

Po « kriza » e tashme në Shqipëri thotë përsëri « teoria konspiracioniste », meqë nuk do të ketë asnjë pasojë për të akuzuarin dhe bashkëpunëtorët e tij, pse ndodh pikërisht tani ? Mos vallë, thotë “ajo”, ka gjithashtu për qëllim që të infektojë me virusin e dëshpërimit Shqiptarët e Maqedonisë, që kanë zgjedhjet, dhe që me këtë zhgënjim do të shtojnë numrin e votave për partitë sllavo-maqedonase ?

“Teoria konspiracioniste” ka për vete në këtë rast se në zgjedhjet e fundit, nga zhgënjimi ndaj partive shqiptare në Maqedoni, një numër jo i vogël Shqiptarësh kanë votuar për partinë e Zaevit. “Teoria konspiracioniste” di që censusi në Maqedoni nuk bëhet më se Shqiptarët me siguri kanë arritur një shumicë në këtë shtet fantazmë dhe se në të ardhmen raporti etnik i forcave do të matet sipas peshës elektorale të partive politike respektivisht Shqiptare dhe sllavo-Maqedonase. Partia e Zaevit, e ka kuptuar këtë, ashtu siç e thotë dhe “teoria konspiracioniste”, dhe ka angazhuar ca Shqiptarë që jo vetëm votojnë për partinë e Zaevit por bëjnë dhe fushatë për të, madje me të madhe.

“Teoria konspiracioniste” konstaton se larg nga koha ku presioni i PDIU-së bëri që qeveria shqiptare u angazhua që të arrihet një bashkim të partive shqiptare në Maqedoni, këtë herë, dhe Zaevi po merret me njollosjen e bashkimit të Shqiptarëve ndërkohë që në Shqipëri, sytë dhe mendjet nuk janë të përqendruara tek problemet e mbijetesës dhe fuqizimit të Shqiptarëve në rajon!

“Teoria konspiracioniste” konstaton gjithashtu se në Shqipëri nuk ekziston ndonjë kanal televiziv që të ketë programe normale zbavitëse për popullin që ta largojë pak nga realiteti i përditshëm sikur ekzistojnë në të gjitha shtetet e Evropës. Por ekzistojnë vetëm kanale televizive me « lajme » që tërë ditën stresojnë popullin shqiptar, e tensionojnë atë duke transmetuar pafundësisht kundërshtime politike, sharje, fyerje, krime, aksidente (ku japin deri dhe numrin e targave të veturave të implikuara në aksident) nganjëherë duke ripërsëritur gjëra që kanë ndodhur me kohë.

Për gati 500 milionë evropianë, ekziston vetëm një kanal lajmesh Euroneës, ndërkohë që një popull 3 milionë vetash acarohet pa ndërprerje me dhjetëra kanale « lajmesh » me programe secili më i frikshëm dhe stresues se tjetri ! Është realisht për të ardhur keq sepse ka gazetarë të mrekullueshëm në të gjitha kanalet televizive që do të mund ta edukonin si më mirë masën e Shqiptarëve dhe ta orientonin në ndërtimin e një shoqërie civile e cila do të mund ta shpëtonte Shqipërinë !

Në këto kushte, “teoria konspiracioniste” thotë se s’ka njeri që të mendojë se mund të jetohet normalisht në këtë vend. Dhe se vërtetohet « teoria konspiracioniste » e arritjës graduale të gjenocidit pa vrarë njeri.

Shqiptarët, megjithatë, nuk duhet detyrimisht që t’i nënshtrohen konkluzioneve të « teorisë konspiracioniste ».

Duhet që sa më pak t’i shohin programet televizive deri sa kanalet të ndryshojnë ofertën e tyre, të kalojnë kohën me familjet e tyre, të kenë shpresë në shoqërinë shqiptare, të jenë pozitivë me bashkëkombësit e tyre, të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre dhe të krijojnë perspektivat e tyre në vend, të mos shesin shtetësinë e tyre, të mos ngelin pasivë përpara dukurive negative por të ngrihen në këmbë kundër tyre, të mos shesin votat, të votojnë sa më shumë për partitë që mbrojnë vlerat kombëtare që pastaj ato të ndikojnë për mirë në politikën e vendit, të mos manipulohen politikisht për t’u armiqësuar me njëri tjetrin,

Shqiptarët janë vëllezër ndërmjet tyre nuk kanë asnjë interes që të mbajnë gjallë grupacione që i armiqësojnë ndërmjet njëri tjetrit, të mos braktisin çështjen kombëtare dhe popullin shqiptar që vuan jashtë Shqipërisë administrative, të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare. Këto vlejnë në të gjitha trojet shqiptare. Shqipëria dhe Shqiptarët nuk do të futën në Evropë pa patur një shoqëri civile të fortë ! Me një orientim të tillë, Evropa nuk do të jetë më një domosdoshmëri ekonomike por do të jetë një vijim logjik natyror i origjinës tonë si popull evropian.

Në këtë kohë zgjedhjesh, apeloj të gjithë Shqiptarët në Kosovë e në Maqedoni që të votojnë për njerëzit e duhur për gjeneratat që do të vijnë jo për interesin e ditës apo në bazë të lidhjeve familjare, biznesore apo miqësore !

Sa për votuesit shqiptarë në Maqedoni, i apeloj që asnjë votë të mos ua japin partive sllavo-maqedonase ! Të gjitha votat duhet t’u shkojnë partive shqiptare të bashkimit dhe të njerëzve të vlerës jo partive që kanë vite që degradojnë dinjitetin tonë kombëtar duke e shitur tek sllavo-maqedonasit!

Post Views: 52
Previous Post

Paralajmërimi i fortë i Fevziut: Një dosje shumë e rëndësishme korrupsioni, do të vërë në lëvizje organet hetimore

Next Post

PSE SHËRBIMET PARTNERE S’JAPIN PROVA PËR ÇËSHTJEN “TAHIRI”?!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

PSE SHËRBIMET PARTNERE S’JAPIN PROVA PËR ÇËSHTJEN “TAHIRI”?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.