Për kreun e opozitës Lulzim Basha, nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramor Ruçi e të tjerë pushtetarë janë të lidhur me krimin e organizuar dhe drogën..
Gjatë një konference për mediat Basha tha, se sot u duk qartë se si Rama dhe Ruçi, u përpoqën me të gjitha forcat për të mbrojtur Tahirin,nga frika se mos pas Tahirit radhën do e kishin ata.
‘Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin deri në fund, siç u pa sot ai Ruçi Xhafaj, u kthyen në një repart logjistik të mbrojtjes së krimit dhe do të tentojnë të sulmojnë dhe blejnë këdo që do të sulmojë Tahirin.
Sot Tahiri, Xhafa dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj drejtësisë, duke treguar se kanë kërcënim serioz ndaj drejtësisë.
Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen të fyer dhe të revoltuar, me atë që Rama, Ruçi i bën drejtësisë, duke e shtyrë me 1 javë kontrollin e prokurorisë ndaj shtëpisë së Tahirit.
Sot ka mijëra qytetarët, që pasi provuan këto 4 vjet dhunën arbitrare, gjobat, bastisjen e bizneseve, arrestimet, ndihen të skandalizuar dhe të pashpresë. Atyre do tu them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë, as Tahiri as Rama nuk do ti shpëtojnë drejtësisë’,- deklaroi Basha.






















