• Latest
  • Trending
  • All

Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office”

02/10/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office”

02/10/2017
in Aktualitet, Udhetimi im

Ajo gjeti një cep në një nga sallat e mëdha që ishin zbukuruar me tepër elegancë me rastin e Krishtlindjeve. As në ëndrrën më të çmendur nuk kishte guxuar të imagjinonte veten teksa festonte me pjesën më elitare të politikës Britanike. 10 Downing Street tashmë nuk ishte thjeshtë një emër që reflektonte madhështi, ishte vendi i saj i punës. Dhe ja ku ishin të gjithë. Kryeministri David Cameron së bashku me ministra dhe këshilltar po festonin  një mbrëmje madhështore, ku aty midis tyre ishte edhe Sindi Selmani. Sytë e saj u lotuan nga përzierja e emocioneve që përjetoi në ato momente. Gjeti pak kohë dhe bëri një telefonatë “Mami, të falenderoj nga zemra për gjithçka që ke bërë për mua”. Ndërkohë që shikonte Ministrat për rreth saj, në mendje iu kujtua koha kur Sindi ishte thjeshtë ajo vajza e vogël që luante me “pafka” në rrugicat e Vlorës.
Ka ardhur në Londër në moshën shtatë vjeçare së bashku me familjen e saj. Që nga moment i  parë, ishte nëna  e cila e shtynte vazhdimisht të merrej me aktivitete nga me të ndryshmet në mënyrë që ajo, së bashku me të vëllanë, të zhvilloheshin sa më shumë në aspektin arsimor e kulturor. Vajtja në një shkollë private bëri që ajo të zgjeronte edhe më shumë njohuritë e saj.
Edhe pse tashmë po rriteshin në një ambient krejtësisht ndryshe, përsëri i mbajtën të  paprekura traditat dhe vlerat shqiptare, ku të folurit në gjuhen shqipe në shtëpi ishte vija e kuqe që nuk mund të kalohej. Ky kusht i domosdoshëm ishte vendosur nga nëna e saj dhe që u shkel vetëm një herë nga Sindi por që në memorien e saj ka të regjistruar “pasojën” ndëshkimin me lugën e drurit me të cilën gatuante e ëma.
Në të gjithë aktivitetet e mundshme nuk kishte se si  të mos i bashkohej organizatës “Barnardo’s”, e cila është një nga organizatat më të mëdha edhe më të njohura ne Britani. Kur Sindi ishte vetëm një 14-vjeçare, filloi të  punonte si një “Ambasadore” për Barnardo’s, krahas shkollimit.
Fati ndonjëherë është i verbër por duket se ishte një ditë kur Sindi do të duhej të dëshmonte përgatitje e saj profesionale si Ambasadore. Ishte vetëm 17 vjeçe kur përfaqësoi organizatën Britanike Barnardo’s në parlament House of Commons dhe bëri një prezantim dinjitoz. Në rrugëtimin drejt suksesit do të besonte se ai prezantim kishte qenë një gurë i rëndë kilometrik. Që nga ajo kohë ajo filloi të kërkohej gjithandej pasi u bë një influencë shumë e madhe dhe gjithnjë e më shumë po e perfeksionohej. Filloi të kërkohej nga organizata të tjera më të mëdha të cilat merreshin me të drejtat e fëmijëve.
Pas eksperiencës që pati me Barnardo’s, Sindi Selmani shihej si Ambasadorja e pazëvendësueshme nga politikanët, ministrat dhe anëtarë të tjerë  të Parlamentit anglez për moshën e saj 17- vjeçare.
Në moshën 18 vjeçe, ajo vazhdoj studimet në Brunel Univesity London për Psikologji. Ishte viti i dytë i universitet, vit në të cilin e kuptoi që në të vërtetë dëshironte të studionte diçka tjetër më të madhe. Edhe pse Sindi e kishte marrë një vendim që të bëhej doktoreshë për fëmijë, ajo njëkohësisht vazhdoi edhe studimet ligjore për të drejtat e fëmijëve. Vullneti i madh që kishte e çoi atë drejt e në majat e saja të larta. Përkushtimi maksimal dhe vendosmëria që tregoi e bënë atë të patundshme duke mos u ndalur para asgjëje.  Ambicia që kishte e shtyu medoemos përpara dhe e drejtoi  në rrugët e gjata dhe udhëkryqet e shumta që ajo u ndesh.
Pasi mbaroi shkollën me nota të larta në vitin 2012 , Sindi u përball me papunësi nga kriza që kishte pushtuar Britanin e Madhe. Me nostalgji ajo  kujton një periudhë të jetës së saj kur forca e karakterit Vlonjat nuk e la për asnjë moment të dorëzohej dhe aq me pak ti nënshtrohej peripecive të vështirësisë. Ajo vendosi të bënte dy interships me organizata ligjore. Punonte nga ora 9 deri ne orën 5 me organizatat dhe nga ora 6 deri ne 11:45 të darkës punonte në një dyqan rrobash në Stratford për të siguruar sado pak të ardhura. Kthehej në shtëpi në 12:30 dhe rrinte deri në orën 3 të mëngjesit që të aplikonte për punë. Maksimumi që Sindi mund të flinte ishte vetëm 4 orë pasi çdo ditë zgjohej në 7 të mëngjesit, dhe kjo gjë  zgjati për 11 muaj. Kjo periudhë duket se ishte më e vështirë që Sindi kishte përballur.
Ëndrra dhe dëshira e saj u realizua pas një aplikimi që ajo bëri në Cabinet Office për të punuar si këshilltare e një Ministri në 10 Downing Street. Kjo pozitë pune ju duk Sindit e paarritshme për nje emigrante, megjithatë ajo vazhdoj aplikimin. Proçesi i aplikimit ishte tepër i vështir pasi ajo ishte e detyruar të hidhte provime dhe te kalonte dy intervista.
Pasi mbaroi intervistat, Sindi iu kthye jetës normale. Fundjava në Britani marrin kuptimin e plotë të tyre si momente pushimi. Të tilla ishin edhe për Sindin deri sa një trokitje në derë e prishi atë qetësinë e fundjavës. Ishte nëna e saj e cila i drejtoi një zarf në të cilin ishte i shkruar emri i saj. Kur hap të lexojë letrën e sheh që letra ishte nga Cabinet Office dhe ajo kishte fituar vendin e punës. Ky ishte momenti më i bukur për Sindin pasi në 3500 persona që konkurruan ishte ajo fituesja. Tashmë sapo kishte nisur realizimi i ëndrrës së saj.
Gjatë kohës që punonte në 10 Downing Street ajo punoi si këshilltare ligjore për 4 ministra të ndryshëm. E konsideron si një ndër eksperiencat më fantastike punën në 10 Downing Street. Nuk mund të hiqet nga memoria e saj thjeshtësia e tejskajshme e ministrave dhe në përgjithësi e punonjësve atje që ia bënë edhe më të rehatshme angazhimin e saj. Erdhi një moment kur ajo duhej të merrte një vendim tjetër. Shkallët e karrierës ishin përpara saj. Duhej me patjetër të ndërmerrte një vendim që do ti shërbente karrierës. Ishte momenti që nuk mund të refuzonte kërkesë për punësim që iu bë nga drejtuesit të lartë të Home Office. Në vitin 2016 filloi punë si këshilltare ligjore dhe aktualisht punon në sektorin e krimeve pasi Home Office është Ministria e Brëndshme.
Në të gjithë karrierën e saj ajo ka shërbyer si Ambasadorja me e vlerave shqiptare. Nuk ka qanë thjeshtë mbrojtja e çështjeve tepër të ndjeshme që kanë të bëjnë me imazhin e përçmuar të shqiptarëve, por dëshmia e vërtete e integrimit me dinjitet në shoqërinë britanike të pjesëtarëve të komunitet shqiptar. Tepër modeste Sindi, ajo padyshim përben modelin e Shqiptares së suksesshme dhe beson se këmbëngulja e madhe, vullneti dhe përkushtim shërbyen si çelës suksesi për të. Në mesazhin drejtuar kryesisht të rinjve ajo shprehet se “Kurrë nuk duhet të dorëzoheni.  Me përkushtim dhe pasion do të bëni realitet ëndrrat tuaja pasi nuk ka asgjë të pamundur”.  Me krenarinë e një Vlonjateje ajo kërkon të japë një mesazh të fuqishëm për të gjithë emigrantët Shqiptarët nëpër botë. Është detyrë e çdonjërit prej nesh ruajtja e vlerave të mrekullueshme shqiptare.

Miranda Keqaj & Petrit Kuçana

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Post Views: 134
Previous Post

Brexit, 33 mijë qytetarë të BE ikën nga Anglia pas referendumit

Next Post

Ndërron jetë albanologu Robert Elsie, kanadezi që zbuloi “thesaret” e Shqipërisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ndërron jetë albanologu Robert Elsie, kanadezi që zbuloi “thesaret” e Shqipërisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.