Rreth 33 mijë qytetarë të Bashkimit Europian kanë lënë Britaninë e Madhe pas referendumit mbi Brexit në qershor 2016. Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga zyra kombëtare britanike e statistikave. Bëhet fjalë për largimin më të madh nga vendi prej thuajse më shumë se 10 vjetësh.
Rezultati i referendumit ka ndihmuar edhe në një ulje të taksave të migrimit (dallimi mes imigrantëve dhe emigrantëve) në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka arritur në nivelin më të ulët 3 vitet e fundit.
Migrimi neto ka pësuar një rënie në 246 mijë njësi në periudhën prill 2016, mars 2017, 81 mijë më pak në krahasim me 12 muajt e mëparshëm.
Bëhet fjalë për të dhënat e para të këtij lloji të publikuara pas zgjedhjeve të qershorit. “Më shumë se gjysma ë rënies, – shpjegon zyra kombëtare britanike e statistikave, – ka të bëjë me shtimin e numrit të qytetarëve të BE-së, të cilët kanë braktisur vendin: nga 33 mijë që kanë lënë Anglinë, 17 mijë vinin nga vende që kishin hyrë në BE në vitin 2004, si Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia”.























