Rektori i Univeristetit ‘Luarasi’, Arben Malaj shprehet se programi i qeverisë Rama 2, ka dy dallime nga programi i mëparshëm., pasi synon të jetë më realist dhe ka në thelb reformën e papunësisë.
Malaj thotë se në mandatin e dytë qeveria ndodhet përballë një situatë më të mirë makroekonomike që po të mund të përdoret me zgjuarsi dhe efikasitet lehteson arritjen e objektivave sociale.
Në fund ai shton se ‘nuk duhet te humbasim kohe, vendet me ekonomi te vogla zhvillohen duke u perfshire ne tregje me te medha, tregje rajonale, europiane dhe globale’.
Sa i ndryshëm ju duket programi i qeverisë “Rama 2” me atë të qeverisë “Rama1”? Besoni se do të ketë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në katër vitet që vijnë?
Programi i qeverisë “Rama 2” në raport me programin e qeverisë së mëparshme ka dy dallime kryesore. E para, se synon të jetë më realist, të gjitha premtimet janë në shifra më të ulëta se mandati i parë e sidomos niveli i punesimit . Dallimi i dytë është fokusimi më shumë tek reformat strukturore qe synojne te permiresojne funksionimin e shtetit ligjore dhe ambientin e biznesit si mundësia me e mire që mund të çlirojë më shumë mundesi te fjetura ose te shtypura per nje rritje ekonomike me te larte, per me shume punesim dhe per me pak varferi. Ne funksion te ketij objektivi paraqiten edhe ristrukturimet e ministrive, inspektoriateve dhe agjensive te tjera publike.
Sa i adreson problematikat e ekonomisë shqiptare, ato që lidhen me varfërinë dhe me papunësinë apo është një program që vazhdon të favorizojë lobistët dhe bizneset pranë qeverisë?
Se sa mund ti realizoj objektivat sociale siç është rritja e punësimit, reduktimi i varfërisë, kjo mbetet sfida kryesore e qeverise.
Rama 2 vepron ne nje ambjent ekonomik me te mire se qeveria e pare. Rritja ekonomike ne vend nga 1 % ne 2013 ne rreth 3.8 % ne vitin 2017 dhe parashikohet ne shkoj deri ne 6% ne vitin 2021. Ekonomia europiane ka shanja ta qarta te daljes nga kriza dhe kjo eshte shume e rendesishme per vendin tone qe ndikohet shume ne aktivitetin tregtare dhe te IHD nga vendet europiane. E dyta qeveria Rama1 filloj ne kushtet e nje krize te rende buxhetore, kjo detyronte politika buxhetore shtrenguese. Kthimi stabilitetit te financave publike eshte me i rende kur rritja ekonomike eshte 1-2 % dhe behet me i manaxhueshme kur rritja ekonomike dyfishohet. Edhe sfidat sociale si ulja e varferise dhe papunesise behen me te mundeshme kur kemi rritje ekonlmike me te larte, me stabel dhe me drejte ne ndarjen e perfitimeve te saj. Kjo vertetohet edhe ne experiencen e tranzicionit ku deri perpara krizes globale 2007, varferia ne vendin tone u reduktua ndjeshem.
Në mandatin e dytë qeveria ndodhet përballë një situatë më të mirë makroekonomike që po të mund të përdoret me zgjuarsi dhe efikasitet lehteson arritjen e objektivave sociale.
Per te minimizuar risqet potenciale dhepër të shmangur perceptimin se qeveria punon per te pasurit, është e nevojshme që qeveria të ofroj transparencë maksimale, qoftë për mënyrën se si shteti i mbledh të ardhurat dhe për mënyrën se si prioritarizon reformat, politikat sektoriale, shpenzimet dhe investimet publike.
Krijimi i ministrise se sipërmarrjes, e cila është krijuar për të qenë avokate e biznesit, mund të ketë ndikim pozitiv ne reduktimin e barrierave dhe kostove abuzive ndaj sipermarrjen. Bashkepunimi i kesaj ministrie me ministrine e ekonomise dhe ministrite sektoriale te ekonomise reale ku biznesi eshte i detyrueshem.
Ndërkohë nuk duket të ketë angazhime të rëndësishme në tërheqjen e investimeve të huaja apo politika konkrete për nxitjen dhe krijimin e një klime të re biznesi për kapitalin vendas?
Sigurisht që rritja 5-6% nuk mund të arrihet vetëm me burime të brendshme, sidomos kur është fjala për vende që kanë deficite të larta tregtare. Është e domosdoshme të ketë hyrje të kapitalit të huaj në sektorët më konkurrues të ekonomisë me qëllim që ta bëjnë konkurruese ekonomine tone në tregjet ndërkombëtare potenciale.
Qeveria në programin e saj ka ndërmarrë një politikë që duhet ta qartësojë, ta publikojë e ta negociojë me investitorët potencialë. Është fjala për teknologjitë e reja ku qeveria ka ofruar apo premtuar një tatim 5% që pritet të reflektohet në buxhetin 2017-2018.
Kjo është norma më e ulët e tatimit edhe në vendet e tjera të rajonit. Në kemi ekspertë të mirëarsimuar që unë besoj se do të jenë bërthama e kompanive të huaja që do të vijën në Shqipëri, në fushën e teknologjive. Por duhet te mendojme seriosisht per sistemin tone arsimor per te diplomuar, trajnuar dhe ritrajnuar sa me shume studente ne shkencat ekzakte. Ne rast te kundert efekti i uljes se taksave do te jete jo i plote.
Vendet e rajonit kanë thithur investime të huaja dhe një pjesë e tyre kanë qenë në fushën e manifakturës, që edhe Shqipëria e ka por jemi në një fazë të kalimit nga fasoni tek investimet e huaja që prodhojnë dhe që e bëjnë më konkurruese ekonominë tonë.
Duket sikur nuk është theksuar aq shumë bashkëpunimi ekonomik rajonal edhe pse pati një angazhim të rëndësishëm pak muaj më parë në samitin e Triestes?
Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të jetë i tillë që të na lërë në një stacion pritje por të jetë si një shinë që na çon në Bashkimin Evropian.
Në këtë kuptim, bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por krijimi i një tregu rajonal ka disa faza. Palët duhet të negociojnë që të krijojnë tregun e përbashkët me politikat tregtare, tarifat e përbashkëta, ligjet dhe rregullat e përbashkëta e një sërë faktorësh të tjerë që e mundësojnë një treg të lirë ekonomik rajonal.
Ka ndryshime strkturore midis partnereve tregtare te vendeve te Ballkanit Perendimore, midis vendeve që tentojnë të krijojnë këtë treg rajonal. Psh. Shqipëria dallon nga vendet e tjera sepse partnerët ekonomikë i ka përgjithësisht nga vendet e Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, për të arritur një treg ekonomik rajonal, është e nevojshme që të ndryshohet mentaliteti politik i liderëve të Ballkanit. Kjo u theksua në Konferencën e Berlinit. Bashkimi Evropian është gati të investojë në projekte zhvillimi për më shumë se një vend të Ballkanit pra për dym tre, apo më shumë vende siç është psh. projekti Jonaian. Sfida është e liderëve të këtyre vendeve a do të mund të negociojnë ata për realizimin e këtyre projekteve dhe kjo mund të ndodhë kur ata të lënë pas të shkuarën me qëllim që të mos humbasin të ardhmen.
Nuk duhet te humbasim kohe, vendet me ekonomi te vogla zhvillohen duke u perfshire ne tregje me te medha, tregje rajonale, europiane dhe globale.
Prandaj rekomandohet qe ekonomite e vogla te synojne te jene konkuruese, te shfrytezojne avantazhet krahasuese qe nuk jane thjeshte avantazhe natyrore apo te vendvendosjeve gjeografike.
Cilesia e kapitalit te punes, novacioni dhe kerkimi shkencore, energjia e gjeneratave te reja jane mundesite e pa shfrytezuara per te cilat do te kete me shume nevoje ekonomia jone.























