• Latest
  • Trending
  • All

“Betim Muço”: Hyni brenda shkollës më të re në kryeqytet

14/09/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 11 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Betim Muço”: Hyni brenda shkollës më të re në kryeqytet

14/09/2017
in Aktualitet, Lajme

Përurohet shkolla “Betim Muço” për 1200 nxënësit e Kombinatit, 27 klasa dhe 3 terrene sportive

Dikur një fushë e braktisur mbeturinash, sot shkolla e re me emrin e poetit dhe fizikantit “Betim Muço” në Kombinat, është një nga shkollat më të mira të Tiranës. Ajo ka pak ditë që ka hapur dyert nxënësit e saj të parë me mjedise krejt të reja dhe kushte moderne. Në përurimin e shkollës së re me kapacitet 1200 nxënës, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, si dhe familjarë të poetit dhe fizikantit të njohur Betim Muço.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi punën për lirimin e territorit të zaptuar dhe ndërtimin në kohë rekord të këtij institucioni arsimor, i cili zgjidh përfundimisht problemin e mësimit me dy turne.

“Jam shumë i lumtur që më në fund ky projekt u bë realitet. Kemi një mundësi fantastike që ta nderojmë Betimin, jo me fjalime, jo me patetizma, jo me pllakata, por me një institucion, i cili me gjasë do të frymëzojë nesër djem dhe vajza të shkëlqyer, që do të rriten me dashuri në një ambient të ngrohtë, nga mësues që do të investojnë shpirtin, zemrën, dijet e tyre për ta”, tha Veliaj, duke shtuar se “Betim Muço” është një nga shkollat më të mira në kryeqytet.

Ai nënvizoi se ndërtimi i shkollës së re është mënyra më e mirë për të rritur një gjeneratë të mirëarsimuar dhe të denjë për qytetin e Tiranës.

“Mënyrën se si arsimojmë fëmijët tanë e kemi vetë në dorë, si të respektojmë hapësirën publike apo njëri-tjetrin në komunitet. Kemi një shans ideal që në këtë shkollë, në këtë hapësirë, të rrisim Tiranën e një gjenerate tjetër, që i respektojnë këto kode. Jam shpresëplotë që kjo mund të bëhet dhe ky është një shans që na i jep kjo shkollë”, u shpreh Veliaj.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, këtë vit Bashkia e Tiranës hapi katër shkolla të reja, të cilat do të pasohen shumë shpejt nga puna për ndërtimin e 16 shkollave të tjera. Veliaj deklaroi se Tirana është vendi i mundësive për të gjithë qytetarët.

“Vetëm në një vit hapëm 4 shkolla të reja, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Hasan Tahsin”, Shkollën e Baletit dhe shkollën “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit. Çdo problem është një mundësi për të bërë diçka. Problemi që gjetëm në zonën e Kombinatit na dha një mundësi për të hapur një shkollë me 27 klasa, 6 laboratorë, 3 terrene sportive dhe krejt papritur, nga një mision i pamundur, kur i vëmë mendjen dhe zemrat bashkë, bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Siç u premtua një muaj më parë, për të rritur cilësinë e mësimdhënies, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, kanë përzgjedhur mësuesit me rezultatet më të mira në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

“Kemi mbajtur një premtim që bëmë përpara disa ditësh, që këtu do të sillnim mësuesit më të mirë. Realisht kemi marrë mësuesit që janë kualifikuar më lart në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’. Vetëm garancia që infrastruktura cilësore do të përputhet dhe me mësues cilësorë, është ajo që e bën një prind ta besojë gjënë më të çmuar që ka. Ndaj, duam që jo vetëm kushtet të jenë cilësore, por duam gjithashtu që edhe mësimdhënia të jetë cilësore”, tha ai.

Për të mbështetur dhe nxitur nxënësit ekselentë, Bashkia e Tiranës do të akordojë 3 mijë bursa.

“Si Bashki e Tiranës kemi vendosur 3 mijë bursa këtë vit. Kush del me 10-ta, do të ketë edhe një bursë nga Bashkia e Tiranës. Jo se besojmë që 10-tat duhen shpërblyer patjetër me para, por është një mënyrë për të thënë që në familjen tonë të madhe 1 milionëshe të Tiranës, pavarësisht vështirësive, do sillemi si çdo familje tipike shqiptare, që kur vjen puna te fëmijët, apo te më të mirët, nuk kursen. Ashtu siç nuk kursejmë për çekun e bebes për të mirëpritur ata që bëhen qytetarë e rinj të Tiranës, me të njëjtën dashuri duam që të shpërblejmë ata që janë me të gjitha 10-ta”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të rinjtë dhe komunitetin e zonës së Kombinatit që pas orarit të mësimit, të shfrytëzojnë ambientet e shkollës së re për aktivitete të ndryshme sportive dhe social-kulturore. Gjithashtu, ai ftoi edhe bizneset që t’i bashkohen nismës së ndërmarrë nga familja e shkrimtarit dhe poetit Betim Muço për të mbështetur infrastrukturën arsimore në qytetin e Tiranës.

“Më vjen mirë që në Tiranë kemi mbërritur në këtë fazë, ku shumë prej kopshteve, çerdheve, shkollave po shohin edhe kontribut nga biznesi. Unë do të doja që në shumë prej shkollave tona të kishim edhe kumbarë të tjerë. Dikush mund të dhurojë libra, mund të dhurojë filma, dikush mund të dhurojë një orë leksioni, 1 orë nga koha e vet. Në fakt dhurata më e çmuar është koha”, deklaroi Veliaj.

Marta Muço, bashkëshortja e poetit Betim Muço, vlerësoi kontributin e kryebashkiakut Veliaj për përfundimin në kohë rekord të punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Për mua është emocion i madh që shkolla mban emrin e Betimit, por është edhe një festë e madhe. Fakti që sot ekziston një shkollë me emrin e Betim Muços, është falë energjisë dhe falë ideve, iniciativës së Erion Veliajt, është punë e tij. Gjërat në Shqipëri zvarriten, por kjo shkollë u bë në kohë rekord, brenda një viti, me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me cilësi shumë të mirë”, tha Marta Muço. Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur deklaroi se shumë shpejt do të krijohet edhe një fond në emrin e Betim Muços, që do të mbështesë nxënësit ekselentë në fushën e letërsisë dhe të fizikës.

Shkolla e re 9-vjeçare “Betim Muço” ka 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. Gjithashtu, shkolla ka një palestër dhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat përveç shkollës, do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit.

Previous Post

Ervin Salianji: Ju rrëfej “inkriminimin” tim me botën universitare

Next Post

Basha nuk flet për Berishën, komenton ‘pirjen e gjakut’

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Basha nuk flet për Berishën, komenton ‘pirjen e gjakut’

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.