Pasditen e sotme, presidenti Meta ka mbajtur një vizitë në familjen e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.
Ai ka vlerësuar rolin historik të Azem Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit, duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.
19 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, vendin e tij në karrigen e Kuvendit e ka zënë vajza e tij, Rudina. Në fjalën e saj të parë në Kuvend, Rudina Hajdari, e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Parlament.





















