• Latest
  • Trending
  • All

Zbulohet raporti i britanikëve: Miladin Popoviçi, nxitësi i Luftës Civile në Shqipëri

28/08/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet raporti i britanikëve: Miladin Popoviçi, nxitësi i Luftës Civile në Shqipëri

28/08/2017
in Aktualitet

Një debat i nisur nga avokati Spartak Ngjela, në lidhje me procesverbalin e mbajtur në mbledhjen e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, riktheu edhe njëherë vëmendjen rreth rolit që ka pasur Jugosllavia dhe të dërguarit e saj në themelimin e PKSH-së dhe në të gjitha vendimet që janë marrë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Bëhet fjalë sidomos për dy emisarët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugoshën, të cilët kishin një lidhje të ngushtë me Enver Hoxhën.

Pas publikimit të një letre që Ngjela i kishte dërguar Ramiz Alisë mbi ekzistencën e procesverbalit, për të cilin i kishte treguar bashkëvuajtësi i tij në burgun e Ballshit, Zef Mala, Ngjela, do të rrëfejë më gjatë për atë që ai di mbi këtë procesverbal. Pas intervistës në gazetën “Panorama”, ai i rikthehet çështjes në “Opinion”. Sipas rrëfimeve të Zef Malës “Enver Hoxha nuk kishte asnjë rol në themelimin e PKSH-së dhe si kryetar i asaj partie ishte zgjedhur Miladin Popoviçi”. Duke sjellë raporte të misioneve britanike në Shqipëri, Erald Kapri hedh edhe më tepër dritë mbi ndikimin që të dërguarit e Titos patën mbi PKSHnë, duke qenë drejtuesit realë të saj. 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

ERALD KAPRI

Ndikimi i jugosllavëve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka qenë thelbësor e madje mund të cilësohen si organizatorët dhe ideatorët e lëvizjes komuniste shqiptare. Përtej dokumentacionit shqiptar, dëshmive të shumta, një ndihmë e vyer është edhe Arkivi Britanik, i cili ka një volum të madh dokumentacioni për Lëvizjen Komuniste në Shqipëri.

Debati për procesverbalin e themelimit të Partisë Komuniste në Shqipëri, i hapur nga Spartak Ngjela mbi një dëshmi të Zef Malës, është një rrethanë, e cila do të nxirrte në dritë një fakt thelbësor mbi rolin e Jugosllavëve (në fakt të Serbisë) në ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë. Por përtej kësaj rrethane dhe fakti, faktet e tjera kanë qenë mjaft të bollshme për të pasur një përfundim analitik se Partia Komuniste në Shqipëri ishte krijesa më e suksesshme e jugosllavëve në Shqipëri. Spartak Ngjela përmendi një detaj në Opinion.

Ai pretendon edhe për një bisedë të Bedri Spahiut me Miladin Popoviçin në Itali gjatë kohës së luftës. Në fakt kjo është më se e vërtetë. Bedri Spahiu dhe Miladin Popoviçi janë takuar në Bari. Në gusht të vitit 1944, ende pa mbaruar lufta, Komanda Ushtarake e Britanikëve dhe Amerikane për Ballkanin kishin thirrur në Bari përfaqësues ushtarakë nga të gjithë vendet e Ballkanit. Nga LANÇ-i morën pjesë Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Frederik Nosi, të cilët nënshkruan një marrëveshje mjaft të rëndësishme për frontin e tyre politik.

Falë kësaj marrëveshjeje, de facto dhe de jure aleatët perëndimorë kishin njohur ushtarakisht dhe politikisht Lëvizjen e Komunistëve. Por ky takim nuk është asgjë më shumë se një rrethanë shtesë, e cila të sugjeron rolin prej lideri të lëvizjes komuniste shqiptare nga Miladin Popoviçi. Në fakt, qëndrimi në Bari i Bedri Spahiut është mjaft i dokumentuar nga britanikët dhe marrëveshjen e nënshkruar atje. Britanikët njihnin lëvizjen komuniste në Shqipëri duke i dhënë mbështetje materiale, por nuk ranë dakord të njohin qeverinë provizore të Enver Hoxhës.

Bedri Spahiu, Ramadan Citani e Frederik Nosi në Bari
Bedri Spahiu, Ramadan Citani e Frederik Nosi në Bari

Në dokumentacionin voluminoz britanik, Miladin Popoviçi nuk është konspiracion, por një realitet që merrte vendimet, sigurisht përmes Enver Hoxhës. Raportet e oficerëve britanikë të ndërlidhjes kanë raportuar shpesh gjatë luftës për ndikimin e Popoviçit në lëvizjen shqiptare. Britanikët raportuan që herët që dy të dërguarit jugosllavë Popoviç dhe Mugosha themeluan Partinë Komuniste Shqiptare. Një detaj tjetër është edhe afërsia e madhe me Enver Hoxhën.

Major Smith, në një raport të detajuar mbi aktivitetin e tij në Shqipëri, përmend disa detaje interesante gjatë mësymjes gjermane në qershor të 1944. Ai thotë se në disa momente të vështira kur u duhej të tërhiqeshin, Miladini dhe Enveri nuk ndaheshin nga njëri-tjetri. Por majori britanik përmend faktin që Popoviçi ishte shumë mosbesues ndaj britanikëve duke ndërhyrë në vendime të rëndësishme ushtarake. “Ali Aliu (Miladin Popoviç): Një person misterioz i njohur me shumë emra dhe është padyshim përfaqësues i lëvizjes jugosllave në Shqipëri.

Mund të jetë ekstremist pengues, është i fortë dhe pa takt. Tipi më acarues. Nuk besoj se ky ndërlidhës me jugosllavët është i mirë”, shkruan në raportin e tij majori britanik. Për oficerët britanikë, Popoviçi nënvizohet gjithnjë si një individ i rëndësishëm e madje me emra të ndryshëm. Shumë pak e dinin emrin e tij të vërtetë dhe disa e njihnin si Ali Aliu, disa si Ali Peja, disa si Ali Dushanoviçi apo edhe si Ali Gostivari. Në një raport tjetër, dy oficerët britanikë Piter Kemp dhe Xhorxh Sejmor tregojnë edhe për një incident të ndodhur në shtabin e tyre.

Miladin Popoviç, Dushan Mugosha e Enver Hoxha
Miladin Popoviç, Dushan Mugosha e Enver Hoxha

Ata raportuan se Miladin Popoviçi sillet si lider i lëvizjes, duke u kërkuar llogari për punën e tyre. “Na ndodhi edhe një incident i turpshëm në fillim të tetorit kur ishim vendosur në Arbonë së bashku me Majorin Seymour. Ali Gostivari (Miladin Popoviçi) së bashku me një anëtar tjetër të Komitetit Qendror të LANÇ na vizitoi në shtabin tonë pa na thënë asnjë fjalë. Ata u vendosën pranë Smithit, Roberts dhe Hillit dhe ata mendonin se kishin marrë lejen te ne dhe situata u bë paksa e vështirë, nisur nga fakti se çfarë rëndësie kishin ata mes partizanëve.

Ata qëndruan dy ditë dhe lexuan dokumentet tona megjithëse ato ishin të koduara, ndërhynë në transmetimin me radio të operatorit tonë dhe na flisnin për politikë dhe komunizmin derisa Smithi na u përgjërua që ta largonim që aty. Mbasi treguam për këto, Majori Seymour thirri në një takim Myslym Pezën dhe iu ankua ashpër për këto ndodhi. Myslymi u tërbua dhe e ndaloi Gostivarin (Popoviçin), i cili më pas erdhi sërish duke na lënë të kuptuar dhe të na bindte se vizita e tij ishte sa për të na parë dhe se qëndroi pasi ne gjoja ia kërkuam të rrinte.

Sa për diskutimet politike ai tha se kishte diskutuar vetëm për ato që ka thënë Kryeministri Çurçill dhe se nuk foli fare për komunizmin, një histori që ne s’mund ta besonim. Kjo tregoi qartë karakterin e këtij personi, Ali Gostivari. Më vonë ai ndërroi edhe emrin duke e bërë Dushanoviç. Ai është përfaqësuesi i Titos te partizanët dhe tregoi që është një intrigant i rrezikshëm dhe shumë antibritanik”, raportoi Majori Kemp në Ministrinë e Luftës në Londër. Në kultin e operacionit të dimrit më 9 janar 1994, Ministria e Jashtme Britanike, e shqetësuar edhe nga rivaliteti dhe përplasjet civile në Shqipëri, bën si përgjegjës kryesor Miladin Popoviçin.

“Nxitësit dhe autorët e Luftës Civile në Shqipëri janë gjetur. Siç ishte theksuar në përmbledhjen dyjavore të fundit, bëhet fjalë për një të huaj, komunist dhe serb. Ai është Ali Dushanoviçi nga Peja e Kosovës, i cili njihet rëndom në Jug nga partizanët si Aliu nga Peja”, thuhet në dokumentin e ministrisë britanike. Ndikimi i fortë i jugosllavëve u rrit më tej edhe me largimin e Miladin Popoviçit. Në Shqipëri erdhi një përfaqësues më i lartë i Titos, Koloneli Velimier Stojniç, i cili mbajti edhe një fjalim në Kongresin e Beratit në fillim të tetorit kur komunistët morën kontrollin e qytetit dhe vendosën të shpallin qeverinë provizore të tyre.

Spahiu dhe Citaku në një xhip amerikan gjatë qëndrimit në Bari
Spahiu dhe Citaku në një xhip amerikan gjatë qëndrimit në Bari

Majorët britanikët të pranishëm në Berat si Smithi dhe më vonë Lyon raportojnë për një afërsi të madhe të Enver Hoxhës me të preferuarin e Titos. Në Berat tashmë kishte ardhur edhe përfaqësuesi politik dhe ushtarak i Stalinit, Majori Ivanov. Ushtaraku Britanik Lyen tregon se gjatë qëndrimit për rreth 7 javë në Berat, Hoxha kalonte net të gjata me miqtë sllavë duke darkuar së bashku. Kjo Konferencë e Beratit është e fotografuar nga britanikët e në të duken aktivët e lëvizjes komuniste si: Koço Tashko, Ollga Plumbi, Myslim Peza, Koçi Xoxe, Baba Faja Martaneshi, Medar Shtylla, Nako Spiro etj.

Tashmë është i njohur edhe Plenumi i Beratit vetëm pak ditë pas çlirimit të vendit, ku Enver Hoxha pranon rolin prej lideri të Popoviçit, sidomos në linjën terroriste të eliminimit të kundërshtarëve brenda lëvizjes. Raportimet gjatë luftës së britanikëve janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet në Shqipëri e në veçanti në lëvizjen komuniste shqiptare. Mbi 40 oficerë britanikë ndoqën nga afër luftën dhe pjesa më e madhe e tyre pati kontakt të drejtpërdrejtë me Enver Hoxh ën dhe Miladinin Popoviçin. Ky dokumentacion është ende i pa interpretuar siç duhet mbi arsyet e triumfit të komunistëve në Shqipëri e në veçanti të ndikimit jugosllav në marrjen e plotë të kontrollit të vendit pas luftës.

Previous Post

DIPLOMACIA “OFF SIDE” SHQIPTARE

Next Post

Timonieri më i vetmuar se kurrë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Timonieri më i vetmuar se kurrë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.