Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se sot atje ka ndodhë një aksident, një veturë ka goditur një person.
“Sot atje ka ndodhë një aksident, është shkel një person, por për këtë rast duhet të kontaktoni me Zyrën e për Informim në nivel qendror, pasi ne nuk mund të flasim për autostrada”, ka deklaruar Berisha.
Ndërsa nga Zyra për Informim e Policisë nuk kemi marr përgjigje.
Raportohet se personi i goditur ka ndërruar jetë.






















