Fatmirësisht në doganë edhe pse pati fluks të lartë nuk kishte pritje të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve.
Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.























