“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara reporterëve në Berlin.
Shefja e ekzekutivit gjerman ishte duke iu përgjigjur një pyetje mbi përdorimin nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, të rrjetit social “Twitter” për të thënë se “zgjidhjet ushtarake ishin gati”. “Gishtin e kemi në këmbëz, nëse Koreja e Veriut do të veprojë gabimisht. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër rrugë”, shkruante Trump.
Merkel, ndërkohë, mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.
“Nuk shoh asnjë zgjidhje ushtarake ndaj këtij konflikti, – u shpreh kancelarja. – Shoh nevojën për të një punë tejet të madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sikurse edhe një bashkëpunim të fuqishëm mes vendeve të përfshira, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.






















