Miranda Keqaj
Nisi si një pasion për kuzhinën pa e ditur se zanati i kuzhinierit, do ta çonte në majat e suksesit. Mbase nuk kishte guxuar të ëndërronte se përkushtimi ndaj pasionit të tij do ti hapte rrugë nga ato më të pashkelurat jo vetëm për shqiptarët e Britanisë.
Emigranti shqiptar nuk do ta linte kurrsesi pa shfrytëzuar çdo hapësirë dhe mundësi që i ofronte Londra. Ishte pikërisht ky përkushtim i kombinuar me talentin e lindur që u shpërblye. Në Universitetin e West London është një kupë që mban e emrin e Ismet Shehut. Kjo kupë do të shënonte vetëm fillimin e karrierës së tij në artin e të gatuarit. Me patjetër që Ismet Shehu do ta mbajë mend experiencën e jashtëzakonshme që ka patur duke qënë guxhinier i mbretereshës Elizabeta II.
Gjatë studimit në Thames Valley University ka kryer Work Experience të shumta duke i mundësuar atij perfeksionin në gatim. Vendimet jetësore nganjëherë mbeten dilema më e madhe për çdo qënie njerëzore, por duket se për shqiptarin Ismet Shehu gjithçka ka qenë e qartë. Eksperienca dhe gjithçka që kishte mësuar në Britani të madhe tani do ti vinte në zbatim në Shqipëri. I njëjti pasion dhe përkushtim shquhet tek shqiptari i suksesshëm i cili thjeshtë e shikonte me nostalgji karrierën londineze. Ndërkohë që në mendjen e tij kishte ideuar plane për vënien në praktikë e të gjithë bagazhit që dispononte.
Nuk hezitoi të refuzonte oferta që i erdhën anë e mbanë trojeve shqiptare. Ai tashmë ishte i qartë. Do te kishte restorantin e tij në një nga zonat më të bukura të Tiranës dhe emrin që nuk e pati të vështirë ta zgjidhte pasi thjeshtë zgjodhi emrin e vendlindjes së tij, Ceren. Me një pamje fantastike ku aroma e freskët e Malit të Dajtit bëhet një me aromën e ushqimeve bio duke krijuar kështu një menu më vete, një menu Traditash Shqiptare. Ceren Ismet Shuhu është restoranti , ku ai prezanton Traditat Shqiptare në perfeksion. Ushqimet tradicionale të ndërthurura mjeshtërisht me modernen e veçojnë këtë restorant nga të tjerët. Një raki që vjen në një vazo qelqi duke kthyer këdo prapa në kohë. Përgatitja e ushqimeve me aq shumë përkushtim aq sa të bën ti duash thjeshtë duke i parë.
Mishi që serviret në hekur e tymoset po në tavolinë nën aromën e drurit të qershive. Patjetër që nuk mungojnë ushqime të tjera që bëhen me metoda moderne. Do të gjeni flinë e veriut, djathë nape të Surrelit, domatet turshi të marinuara për 3 ditë me panxhar, sallatën me kungull crudo, djathin mishavin, petkat me hithra e shumë produkte të tjera krejtësisht shqiptare dhe të servivura në mënyrë të sofistikuar. I pozicionuar në rrugën Nacionale Dajt, Surrel, Tiranë, restoranti Ceren Ismet Shuhu po bëhet tashmë gjithnjë e më shumë destinacion sidomos për emigrantet që duan të shijojnë ushqimet e kuzhinierit të mbretëreshës.
Një drejtues i denjë dhe një staf shumë i përkushtuar bëjnë që ky restorant të ofrojë standarde maksimale. Gjithashtu. Hapësira e madhe e rrethuar me gjelbërim krijon një atmosfere sa të bukur po aq edhe relaksuase për çdo grup moshë. Po I njëjti sukses që pati në Londër e shoqëroi edhe në Shqipëri duke bërë që Ismet Shehu të shpallej “Shefi i Vitit”. E gjithë kjo nuk mund të mos binte në sytë ose veshët e “Medias” që tashmë vetëm shkruan për suksesin e tij dhe për restorantin e veçantë që është hapur në Surrel. Ndaj mos hezitoni të shijoni magjinë e gatimeve të kuzhinierit të mbretëreshës dhe veçantinë që ofron Surreli.
Ceren Ismet Shehu ju mirëpret.
Vendodhja:Rr.Nacionale Dajt, Surrel,Tiranë, Albania
Tel +355 68 400 0449























