Pa të drejtë fjale në foltore fjalën e ka marr deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për këtë arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkaur që sigurimi të intervenojë.
“E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi.
Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha 10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën.






















