Bastisja është realizuar në një shtëpi private me objekte përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë dhe 80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66 vjeçar i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës”.























