Sulmet në qytetin e dytë me të madh në Pakistan janë ulur gjatë viteve të fundit, mirëpo grupet islamiste janë ende aktive në këtë zonë, duke përfshirë një sulm vetëvrasës të muajit të kaluar, nga i cili kanë vdekur 25 persona.
Zëdhënësi i departamentit anti terrorizën në Punjab, ka thënë se departamenti ka qenë duke mbledhur informacione se talibanët, ishin duke planifikuar sulm kundër policisë në Lahore.
Ende nuk është bërë e qartë nëse militantët e vrarë kanë qenë përgjegjës për sulmin e së hënës me kamionë bombë.






















