Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla siç raporton gazetametro, tha se konferenca po mbahet për hirë të qytetarëve pa dallime partiake dhe votuesve të VV-së, derisa thotë se konferenca nuk ka qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së.
Sveçla theksoi se PDK është partia e tretë në vend pas zgjedhjeve të 11 qershorit, prandaj, sipas tij, përmes këtyre akuzave po mundohet që ta mbulojë humbjen e saj, raporton Periskopi.
“Jemi këtu, pikë së pari për hir të qytetarëve të kryeqytetit pa dallime partiake, për hir të votuesve tanë, për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve të Republikës. Pra kjo konferencë, nuk ka asnjë qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së ose me konkretisht të segmenteve të caktuara të partisë në fjalë e për të cilën jemi deshmitarë të gjithë që është në ‘rënie të lirë’ dhe po do me çdo kusht ta mbulojë humbjen e saj duke e eksportuar problemin e brendshëm dikah tjetër. Por, asnjë makineri e shpifjeve nuk mund ta fshehë që PDK është humbëse. Pakthyeshëm”, ka thënë ai.
“Poashtu PDK-ja në asnjë moment nuk po pretendon se ajo është e mirë por mundohet të bind opinionin se të gjithë jemi njësoj. E kjo nuk është e vërtetë. Këtë çdo qytetar i Kosovës tash e ka parë. Shumica prej tyre edhe e kanë thënë më 11 qershor. Realisht, njëjtë si në nivel vendi, PDK është parti e tretë në kryeqytet. Nuk është hera e parë, por besojmë që do të jetë ndër të fundit, që PDK mundohet që me shpifje dhe me rrena të cilat me as vetë nuk i besojnë të terheqë vëmendjen e opinionit nga ndryshimet kapitale nëpër të cilat kalon vendi ynë po kalon”
Ai ka folur edhe për akuzat se si VV ka emëruar drejtore arsimi Arbërie Nagavcin që vjen nga Gjakova. Sipas tij, ky nuk është një problem i madh, pasi që të gjithë janë nga Kosova.























