• Latest
  • Trending
  • All

“Prapa krizës politike janë lufta për pushtet, armiqësitë dhe frika e politikanëve”

08/08/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 10 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Prapa krizës politike janë lufta për pushtet, armiqësitë dhe frika e politikanëve”

08/08/2017
in Aktualitet, Lajme

Deutsche Welle: Zonja ambasadore Viets, ngërçi aktual politik në Kosovë, ku seancat parlamentare radhazi dështojnë nuk të bën optimist. E kuptoni ju këtë varavingo politike?

Angelika Viets: Po, mund ta kuptojmë shumë mirë, nga njëra anë kjo situatë të kujton shumë atë të verës 2014, edhe atëherë kishim zgjedhje të parakohshme, por në thelb konflikti është më i vjetër. Ai të kthen pas në vitin 1999, ndoshta edhe më parë, përballë njëra-tjetrës qëndrojnë parti të armiqësuara, individë të armiqësuar me njëri-tjetrin, kjo e bën shumë të vështirë dhënien e recetave për një zgjidhje. Kriza në zgjedhjet e fundit në 2014-n nuk u kapërcye.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Duket se asnjëra nga partitë nuk po lëshon pe, çfarë strategjie fshihet pas kësaj?

Partitë janë të interesuara kryesisht për ruajtjen e pushtetit, dhe persona të caktuar që veprojnë, janë jo pak të interesuar edhe për atë se çfarë do të ndodhë me ta. Shumë kanë frikë edhe nga ndjekja penale, nëse nuk janë në pushtet. Kemi një situatë pati tani, dhe madje rrezikon një stanjacion i gjatë. Partitë deri më tani nuk ia kanë dalë të bien dakord për një agjendë kombëtare me konsensus. Janë egoizmat ato, që i pengojnë politikanët për të menduar në radhë të parë për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është një luftë për pushtet e përcaktuar nga egoizmat.

Nga ana tjetër zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç edhe u vlerësuan nga vëzhguesit. Qytetarët për herë të parë nuk votuan mbi bazë oportuniteti, si në të shkuarën, por sipas ndërgjegjes e arsyes. Njerëzit në Kosovë kanë ecur më përpara se politika. Ne jemi përpjekur po ashtu të çojmë përpara transformimin e shoqërisë me projekte nga Europa, BE Gjermania e partnerë të tjerë.

A prisni daljen nga kriza të enjten, (10.08) kur do të zhvillohet seanca e re parlamentare?

Jo, nuk pres. Edhe nëse në ditët e javët e ardhshme do të arrihej shumica qeverisëse, pra 61 deputetët që janë të nevojshëm, – 61 ose 61 nga 120 deputetë – kjo do të ishte një qeveri jo e stabilizuar, saqë shpesh edhe kuorumi në parlament nuk do të arrihej, pra do të jetë e vështirë edhe miratimi i një ligji normal që kërkon vetëm shumicë të thjeshtë.

Por si mund të dilej nga ky udhëkryq, një qeveri gjithëpërfshirëse është përmendur po ashtu…

Nuk shoh për momentin se partitë që janë bashkuar në një koalicion, mund të krijojnë një qeveri të qëndrueshme në plan afatgjatë. Mendoj dhe për fat të keq, se skenari më i mundshëm është një fazë e gjatë të mungesës së stabilitetit deri në zgjedhje të reja. Kjo nuk është mirë për agjendën tonë. Kosova ndryshe nga vendet e tjera ka pak përvojë qeverisëse, tani po ndërtohet një Kosovë moderne, ky është një proces i dhimbshëm, kjo kërkon kohën e saj, e me sa duket këtë kohë ne duhet t’ua japim.

Përmendët se skenari i mungesës së stabilitetit nuk është i mirë për agjendën…çfarë pasojash konkrete kanë këto vonesa për Kosovën?

Do të shtyhen edhe më tej në kohë implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, axhenda europiane, projekte konkrete ekonomike të BE-së me Kosovën-kjo nuk është gjë e mirë. Edhe për shkak të statusit ende të kontestuar për Kosovën, Kosova është një rast i veçantë mes vendeve të Ballkanit. Politikanët në vend e dinë, se edhe për shkak se ka vende në BE që nuk e njohin Kosovën, rruga në BE do jetë të shumë e gjatë, prandaj është shumë e vështirë të ruhet vullneti për reforma. Detyra jonë është që ky vullnet të forcohet, për këtë kemi krijuar edhe iniciativa të rëndësishme si Procesi i Berlinit për të përshpejtuar këtë fazë tranzicioni e për të dhënë impulse për bashkëpunimin rajonal.

Situatë kritike për Kosovën, ku ka shumë çështje të hapura – dialogu me Serbinë ka ngecur, çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është zgjidhur, të mos harrohen problemet ekonomike e papunësia në vend…

Politikanët duhet të bashkohen për agjendën e Kosovës, të lenë pas interesat personale. Lidhur me dialogun që përmendët ai është prioritet politik për ne, por ka gati një vit e ky dialog ka ngecur. Ka mjaft ujdi që janë arritur dhe nuk janë implementuar, si për shembull asociacioni nga pala kosovare dhe ujditë për energjinë nga pala serbe. Veç këtyre ujdive kemi një asimetri të madhe. Nga njëra anë Vuçiç që doli i fortë nga zgjedhjet e ka një parti të fortë pas vetes, nga ana tjetër kemi këtu një situatë, ku pushteti është ndarë mes tre kampeve dhe nuk ka konsensus kombëtar për asnjë temë. Dialogu, siç është zhvilluar deri më tani, pa përfshirë edhe parlamentin e Kosovës për të arritur konsensusin e nevojshëm, nuk mund të mendohet më.

Zonja Viets ju e mbaroni për pak ditë mandatin tuaj në Kosovë. Cili është bilanci juaj për këtë kohë?

Bilanci politik është mjaft i përzier. Krahas disa sukseseve, si nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit apo efektet e Procesit të Berlinit, ka pasur tema që kanë dështuar. UNESCO ishte dështim i madh për Kosovën. Largohem me përshtypjen se kanë qenë tre vite me intensitet të madh, me mjaft kriza të vogla e të mesme që na bënin të mbanim frymën. Por ishte edhe kënaqësi, sepse konsultimi ndërkombëtar, nga SHBA, por edhe nga Gjermania kërkohet gati përditë. Nuk më kujtohet ndonjë post tjetër, ku mund të bësh kaq shumë, si në Kosovë. Por ngaqë kosovarët kanë tendencën të të bëjnë komplet për vete, duhet ruajtur edhe distanca kritike. Megjithatë përulësia rritet, kur shikon se çfarë problemesh e sfidash duhet të kapërcejë një vend kaq i vogël si Kosova.

Çfarë kujtimi do merrni me vete kur të largoheni…

Ka pasur shumë takime personale me njerëz mjaft impresionues, por ajo që më ka prekur gjithmonë është se edhe kur shkon në një fshat të vogël, njerëz të panjohur vijnë, kur e dallojnë që vjen nga Gjermania të përqafojnë pa të pyetur e të thonë “Faleminderit Gjermani!” Këtë nuk do ta harroj!

Tags: albanian
Previous Post

Ky është reagimi i Ahmetit pas kalimit të Bajramit në PDK

Next Post

Këta janë kandidatët e VV-së për kryetarë të komunave të zyrtarizuar deri tash

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Këta janë kandidatët e VV-së për kryetarë të komunave të zyrtarizuar deri tash

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.