Mirëpo ai ka shtuar se Kina pavarësisht asaj do të zbatojë gjithmonë rezolutat e OKB-së.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në mënyrë unanime i ka miratuar sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, të cilat do të ndikojnë rëndë në të ardhurat vjetore të eksportit.
Përmes një deklarate, ministri Wang ka thënë se rezoluata e re shfaq kundërshtimin e Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar për programin e raketave balistike të Koresë Veriore.
“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tradicional të Kinws me Korenë Veriore, do të jetë Kina ajo që duhet të paguajë çmimin për zbatimin e rezolutës”, është cituar të ketë thënë Wang.
“Mirëpo në mënyrë që të mbrohet paqja dhe stabiliteti rajonal, Kina sikurse në të kaluarën do të zbatojë të gjitha pikat e rezolutës”, ka shtuar tutje ai.
Sanksionet e reja të Koresë Veriore i ndalojnë këtij shtetit ekportimin thëngjillit, hekurit, plumbit, dhe prodhimeve të detit.
Sanksionet e reja përfshijnë edhe disa ndalime të investimit të kompanive të huaja në këtë vend.






















