Ariu kishte dalë nga hapësira ku ndodhej dhe ka sulmuar rojtarin e ri. Rojtari i sulmuar është dërguar shpejt me helikopter për në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, transmeton AP.
“Ariu i moshës dyvjeçare, është vrarë pas sulmit”, tha zëdhënësi i parkut Sven Brunberg.
Hetimet lidhur me incidentin janë duke vazhduar.
“Orsa Rovjurspark” përmes rrjetit Facebook ka bërë të ditur se deri në fund të ditës parku do të qëndrojë i mbyllur, por nesër përsëri do të hapet.
Në këtë park, i cili ndodhet 330 kilometra në veri të Stokholmit, ndodhen lloje të ndryshme të arinjve, leopardëve, ujqve dhe rrëqebujve.























