Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Deomkratike tw Kosovws tha për lajmi.net, se është një papërgjegjësi totale po
“Kjo është një papërgjegjësi totale, sepse tani më me fraksionin e vet në vitin 2014 që PDK e ka bërë Gjykatës Kushtetuese, ku u mor vendim që koalicioni fitues duhet të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit, ata e kanë caktu seancën më 3 gusht ne kemi marr pjesë në seancë”, është shprehur ajo.
Gaxherri thotë, se është krejtësisht e papranueshme, është e papërgjegjshme që mos me qenë ata në seancë, mos me qenë të përgatitur, mos me bë propozimin.
“Që dy muaj e më shumë po bllokohet vendi dhe ata e kanë obligim kushtetues. Që dy muaj po thonë i kemi votat, ja ku jemi, bëjeni propozimin dhe të shkojmë tutje”, deklaroi ajo.
Tutje, deputetja e LDK-së tha, se veprimet e papërgjegjshme të PAN-it nuk e befasojnë, për arsye që PDK dhe këto partitë e tjera që ju kanë bashkëngjitë janë tregu që nga fillimi që janë të papërgjegjshme.
“Kosova ka nevojë urgjente për institucionet e veta edhe ne duhet të jemi gjithë të përgjegjshëm aty për t’i krijuar kushte qytetarëve të vendit e më pas vendit”, ka thënë ajo.
Lexo edhe:
Ja çfarë thotë Vetëvendosje për mospjesëmarrjen e PAN-it në seancën e nesërme






















