Mësuesja Kailash Rani dhe drejtoresha Veena Bassi kanë pasur mosmarrëveshje për një kohë të gjatë, dhe ky incident duket se vjen si rezultat i këtyre problemeve.
Mësuesja e kishte akuzuar drejtoreshën për keqpërdorim të fondeve të shkollës dhe pastaj ka thënë se drejtoresha donte ta largonte atë nga shkolla.
Sidoqoftë, presidenti i shkollës i ka gjetur si përgjegjëse të dyja palët, duke shtuar se incidente të tilla kanë qenë arsyeja pse shkolla ka pasur rezultate të dobëta, shkruan Gazeta Metro.






















