Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregdetit të Mesdheut.
Franca më herët ka kërkuar ndihmën e fqinjëve në Bashkimin Evropian.
“Evakuimi i së paku 10,000 njerëzve ka pasuar përhapjen e zjarreve”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë AFP.
Së paku 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, thanë autoritetet spitalore.























