“Ky sulm është një alarm për strukturat ndërkombëtare në Prishtinë se në Veri të Kosovës kriminaliteti dhe dhuna janë mjete për të tërhequr vërejtjen dhe porosi politike” thuhet në njoftim të PKS-së.
Kjo parti shpreson në reagim të shpejtë të strukturave të sigurisë, transmeton lajmi.net.
“Regjioni i Veriut i Policisë së Kosovës nuk ka interest ë merret me kriminel dhe jo rrallë her i përdorë kapacitetet e veta për të fshehur dhunën” thuhet në fund të njoftimin.
Ndryshe sot në orët e hershme të mengjesit ishte përfshirë nga flakët vetura e ish kryetarit paralel të Zveçanit, Dr.Dragisha Milloviq.
Ende nuk dihen arsyet dhe kryesit e kësaj vepre, por ka dyshime se kjo po bëhet për t’i frikësuar kandidatët e mundshëm në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajin tetor.























