Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha sot se ky legjislacion është “hap kah shkatërrimi i perspektivës për normalizim të raporteve” ndërmjet Uashintonit dhe Moskës.
“Ne kemi thënë disa herë se këto aksione nuk do të kalojnë pa përgjigje”, e ka cituar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, zëvendësministrin Ryabkov, i cili konsiderohet se është personi kryesor për raportet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara.






















