Ai ka thënë se Meta do t’i shërbejë frymës së konsensusit dhe dialogut gjithë shqiptarë, transmeton lajmi.net
“Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re.Jam i bindur se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë”, ka shkruar Thaçi në facebook.
“Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona”, ka thënë ai.
Ilir Meta sot është betuar edhe zyrtarisht si president i shtetit shqiptar.























