Hoxhaj poashtu ka thënë vlerësojnë se si koalicion i kanë votat e nevojshme për formimin e institucioneve.
“Gjithashtu dua të them se së shpejti do të dalim me një program të përbashkët. Por po e them edhe një herë, kurdo që vlerësoni se është koha për të ndodh seanca e parë, ne do ta mbështesim atë vendim”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka thënë se koha e përshtatshme për thirrjen e seancës konstituive është fundi i kësaj jave ose fillimi i javës së ardhshme. Por ka thënë se Nisma e respekton vendimin që del nga ky takim.
Edhe përfaqësuesit e pakicave kanë thënë se e mbështesin vendimin për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit, kurdo që vendos presidenti.






















