Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i ka thënë agjencisë AFP, se shpërthimi ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në pjesën perëndimore të Kabulit dhe “ka goditur një autobus, i cili po bartte punëtorët e ministrisë së Minierave”.
Sipas tij, autobusi është shumë i djegur, mirëpo nuk ka konfirmuar nëse të gjithë të prekurit nga sulmi kanë qenë punëtorë të qeverisë.
Shkaqet e këtij shpërthimi, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm nuk janë bërë të ditura.
Në zonën ku ka ndodhur sulmi banojnë hazaratë, pakicë etnike shiite në Afganistan.
Pjestarët e këtij grupi kanë qenë cak i sulmeve nga talibanët dhe grupe tjera ekstremiste sunite në Afganistan dhe Pakistan.
Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.






















