Legjislacioni i ri do të kufizojë gjithashtu aftësinë e presidentit Donald Trump për të hequr sanksionet në fuqi kundër Moskës.
Në të kaluarën, ai ka thënë se ka nevojë për liri veprimi me Kremlinin. Presidenti mund të vendosë veton ndaj projektligjit, por duke vepruar kështu, ai do të ushqejë dyshimet se po tregohet shumë përkrahës ndaj Rusisë.
Nga ana tjetër, nëse do ta firmosë, ai do të lejojë hyrjen në fuqi të një legjislacionit të cilin administrata e tij e kundërshton fort.
Senatori demokrat, Ben Cardin tha se marrëveshja ishte arritur pas negociatave intensive. Sipas tij, Kongresi, gati i bashkuar, synonte t’i përcillte një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin në emër të popullit amerikan.






















