Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se ndonëse PDK e ka kuptuar se do të mbetet në opozitë, sipas tij as opozita nuk të bëhet me shpifje.
“PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë. Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s. Me shpifje ata po e shfaqin panikun e tyre. Ndërsa neve po na e forcojnë bindjen që jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar Molliqaj.























