Ahmeti përmes një shkrimi në llogarin e tij në “Facebook” ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së duhet ta kuptojnë se me shpifje nuk mund ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna. PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë. Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë. Numrat?”, ka shkruar Ahmeti.






















