Skelet janë vendosur në objektin e sahatkulës në Gjilan për t’ia dhënë asaj formën përfundimtare.
Faza e fundit e punimeve në këtë objekt po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Në një njoftim të Komunës së Gjilanit thuhet se kryetari Lutfi Haziri projektin e sahatkullës e ka cilësuar shumë të rëndësishëm.
“E kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”, tha për sahatkullën Lutfi Haziri, sipas njoftimit të komunës.
Në debatin “Jeta në Komunë” të realizuar në fillim të vitit 2016, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte premtuar se projekti për Sahatkullën do të përfundojë brenda vitit 2016.
Në janar të këtij viti pasi nuk u realizua premtimi i Hazirit për sahatkullën, kryetari i Gjilanit u bë pjesë e krypometyrit- produktit që mat vërtetësinë e deklaratave.
Sahatkulla në Gjilan ndodhet afër stacionit të autobusëve.
Në vitin 2011 Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për trendin e rikthimit të sahatkullave në tri komuna të Kosovës.






















