Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti nesër do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, në MFSK Gjeneral Scaparrotti do të pritet nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.
”Orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj Himnin e NATO-s si dhe Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës. 10:45-11:15- Takim i përbashkët i KOMFSK, gjeneral Rrahman Rama dhe Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti”, njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.






















