Ky i fundit ka konfirmuar për “Indeksonline” takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.
Ndërsa zyrtari i partisë së Behgjet Pacollit nuk ka treguar nëse në këtë takim është folur edhe rreth zhvillimeve të fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.























