Zarif ka vlerësuar se sanksionet e reja janë “ilegale” dhe i tha rrjetit CBS News, se ato paraqesin shkelje “të frymës” se marrëveshjes atomike.
Administrata amerikane dje e ka shpallur një rund të ri të sanksioneve kundër 18 individëve dhe entiteteve të ndërlidhura me programin balistik raketor të Iranit dhe aktivitetet e tjera ushtarake. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi administrata kishte deklaruar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen bërthamore, e cila ishte nënshkruar me fuqitë botërore.






















