Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, këtë deklaratë të separatistëve në Donjeck e cilësoi si “fushë të shqetësimit për ne”.
Kryesuesi aktual i OSBE-së, Sebastian Kurz, ministër i jashtëm i Austrisë, tha se “është i shqetësuar për retorikën provokuese që e dëgjojmë nga Donjecku”.
Boris Gryzlov, shef i ekipit të negociatorëve të Rusisë për Ukrainën, po ashtu, theksoi se “kjo nismë nuk përputhet me procesin e Minskut” dhe se “atë e merr si ftesë për diskutim”.
Mëtutje ai tha se “kjo deklaratë nuk ka konsekuenca juridike”.






















