Sipas anketës janë kosovarët të cilët ndër vendet e rajonit besojnë më së shumti në perspektivën europiane.
Gallup Internacional nxjerr që 84 për qind e të anketuarve në Kosovë besojnë se do të kenë përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, derisa 4 për qind mendojnë se ky anëtarësim do të ishte i dëmshëm.
Pas Kosovës, janë qytetarët e Shqipërisë rreth 80 për qind e të cilëve besojnë se do të kenë përfitime dhe me 10 për qind që s’besojnë se do kenë përfitime nga anëtarësimi në BE.























