Sa i përket kandidatëve të cilët kanë aplikuar sivjet, përmes rrjeteve sociale, enteve të punësimit etj, përzgjedhja e tyre do të bëhet nga stafi i cili pikërisht do të vijë nga Gjermania ndërsa në pyetjen se nëse njohja e gjuhës gjermane është kusht për të përfituar nga ky projekt, Xhafa tha se nuk është e domosdoshme.
“Investimi i vetëm që kandidatët do të bëjnë është ai I gjuhës nëse kandidatët paraprakisht nuk kanë njohuri për të dhe kjo do të bëhet me 70% nga kandidati dhe 30% nga punëdhënësi”- tha Xhafa.
Të rinjët që përfitojnë nga ky projekt janë kryesisht nga fushat teknike, por projekti do të zgjerohet edhe me një fushë të re e cila është mjaft e kërkuar në tregun gjerman dhe ajo është Lokomotivist.
Xhafa gjithashtu theksoi se implementimi I ligjit për lehtësimin e punësimit të kosovarëve ka kthyer besimin e të rinjëve se në Kosovë bëhen procese të rregullta.






















