• Latest
  • Trending
  • All

Alarm nga nafta e rrezikshme, bllokohen 40 maune

18/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alarm nga nafta e rrezikshme, bllokohen 40 maune

18/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Më shumë se 1 milion litra naftë e cilësisë shumë të dobët gati prej një jave është bllokuar në Terminalin Doganor në Morinë, pasi që nga analizat e bëra në laboratorin e Doganës, si dhe në dy laboratorë privatë të akredituar në Kosovë, ka rezultuar se nafta në fjalë nuk i plotëson kriteret e parapara në vendin tonë.

Por, pavarësisht se në tri analizat e bëra në vendin tonë, nafta në fjalë ka dalë të jetë jashtë parametrave, me insistimin e pronareve të kompanive, të cilëve u është bllokuar nafta, Dogana i ka dërguar mostrat për superanalizë në Maqedoni, e ku ka dyshime të manipulimit të tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gazeta “Zëri” nga Dogana e Kosovës ka kërkuar më shumë informacione për naftën e bllokuar në kufij, por ata pos konfirmimit të bllokimit të një sasie të madhe të naftës nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

Jozyrtarisht mësohet se nafta e bllokuar gati prej një jave në Terminalin Doganor

ka qenë e destinuar për “HIB Petroll”-in, “Lab Oil”-in dhe “Ex Fis”-in.

Bllokohen 40 maune

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, ka thënë se deri më tash në Terminalin Doganor janë bllokuar më shumë se 40 autobote.

“Dogana rregullisht aplikon kontrolle të cilësisë së naftës dhe ne marrin mostra të cilat pastaj dërgohen në laborator për t’u kontrolluar, me udhëzimin mbi konformitetin e naftës dhe derivateve të saj. Dogana pas marrjes së përgjegjësisë, sipas udhëzimit 01/2017 të MTI-së, ka aplikuar sistemin e kontrolleve të bazuara në analizat e riskut. Pra, ne kontrollojmë në aspekt cilësor, përmes matjeve kundrejt konformitetit. Derisa rasti i fundit është i ndërlidhur me tejkalimin e parametrave të lejuar për disa dërgesa të naftës, gjithsesi se me duhet të theksoj se sipas analizave tejkalimi i parametrave është i ulët. Pasi dallimi është shumë i ulët, prandaj edhe janë dërguar edhe një herë për superanalizë”, ka thënë Stavileci për gazetën “Zëri”.
Më tutje zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë bërë të ditur se Dogana ka dërguar mostrat për superanalizë në një laborator jashtë Kosovës.

Nafta, jocilësore

Gazeta ka kërkuar informacione edhe nga laboratorët të cilët kanë bërë analizat e naftës, por nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Por jozyrtarisht gazeta “Zëri” ka mësuar se nafta e bllokuar është e cilësisë shumë të dobët.

“Është naftë e cilësisë tepër të ulët, apo gati naftë industriale”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër Ibrahim Bucaliu, nga “HIB Petrol”-i, thotë se vazhdimisht kanë kërkuar që të ketë kontroll të cilësisë. “Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të vendoset kontrolli në sektorin e naftës. Shpresojmë që kësaj radhe të funksionojë”, ka thënë Bucaliu për gazetën “Fjala”. Po ashtu edhe Raif Gashi nga “Lab Oil”-i e ka quajtur procedurë deri diku normale aksionin e Doganave, por ka thënë se dyshon në profesionalizmin e tyre, ka raportuar gazeta “Fjala”.

Berjani: Edhe në të kaluarën është importuar naftë jocilësore

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se maunat e bllokuara ne naftë nuk janë konform udhëzimit administrativ, pasi që nuk i plotësojnë parametrat e cilësisë. Berjani ka thënë se nafta e cila është bllokuar në kufij ka ardhur nga Shqipëria, e ku ka origjinë nga Spanja.

“Tani kjo dëshmon se edhe në të kaluarën është futur naftë jocilësore nga importi, ky është një shembull se derivatet nuk prishen në pika karburanti, por importohet jocilësore. Derivati ka qenë i destinuar për tregun e Kosovës. Sikur mos të ishte kontrolluar në kufij, ky derivat do të shpërndahej nëpër pika karburanti dhe me rastin e monitorimit nga MTI-ja për cilësi, ishin gjobitur minimumi nga 10 mijë euro për këtë derivat jocilësor jokonform pa fajin e tyre.

Sipas tij, kësaj radhe janë kontrolluar mbi 25 maune dhe të gjitha mostrat kanë dalë jokonform ligjit, e ku sipas tij kjo është shumë shqetësuese.

Përndryshe, më 8 korrik të vitit 2015 Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë kundër një personi përgjegjës të “HIB Petrol”-it. Sipas një komunikate, në atë kohë të lëshuar nga Prokuroria thuhet se i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi”, sipas Nenit 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi i blerësve”, sipas Nenit 299, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza ndaj “HIB Petrol”-it ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të Komunës së Prishtinës, me naftë për ngrohje dhe gjenerator, me ç’rast i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronar i së cilës është dhe ka vënë në qarkullim produktin-naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.

Në komunikatë më tej thuhet se si pasojë e këtij mashtrimi të dëmtuarës, Komunës së Prishtinës, i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe.

Në këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “HIB Petrol”, që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin, për veprat me të cilat ngarkohet sipas aktakuzës, ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Gazeta “Zëri”, në një hulumtim të gjatë që kishte bërë, kishe raportuar më 4 shkurt të vitit 2014 se kompania “Hib Petrol” kishte furnizuar shkollat me naftë për ngrohje me përmbajtje të lartë të sulfurit.

Tags: albanian
Previous Post

Sot mot i freskët, prej nesër kthehen temperaturat e larta!

Next Post

Vetura bie në greminë në magjistralen Klinë-Gjakovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vetura bie në greminë në magjistralen Klinë-Gjakovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.