Nga Spitali i Tetovës konfirmojnë për potalin TetovaSot se nga zënka e sontme janë plagosur dhe lënduar 5 persona.
“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë nga Spitali i Tetovës.
Siç mëson TetovaSot, personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet A.M që mendohet se ka qenë sigurim në lokal.
Ndërsa të lënduarit tjerë siç mëson TetovaSot janë: Djaloshi A.S nga Gostivari, dhe vajzat E.I dhe E.Z., dhe të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin.
Ende nuk dihen motivet e kësaj zenke të armatosur, por se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.























