Sipas policisë janë evidentuar disa raste kur këto mjete kanë lëvizur në autostradë gjatë ditës dhe natës.
Polica thotë se përveç që ky veprim është i ndaluar paraqet rrezik edhe për qytetarët tjerë që lëvizin më vetura në këto rrugë, për shkak të shpejtësisë së madhe më të cilin lëvizin veturat në autostradë.
Ky është njoftimi i policisë:
Duke iu referuar sezonit veror dhe tani posaçërisht kur kemi në proces korrje-shirjet nëpër gjithë vendin kemi edhe lëvizje më të shpeshta te automjeteve duke perfshirë edhe qarkullimin e mjeteve për korrje-shirje (kombaja). Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje( kombaja) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që perveq që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesmarrësve tjerë në autostradë duke pas parasyshë edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë.
Policia apelon tek të gjithë që t’u shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombaja) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndermarr në vazhdimësi. Policia po përpiqet në vazhdimësi që përveç masave ndëshkuese bazuar në ligj, të njoftojë-senzibilizojë qytetarët apo pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe në veqanti evitimin e humbjes së jetëve njerëzore nga pakujdesia.






















