Policia rrugore bën të ditur se deri në mesditë situata ka qenë normale. Aksi rrugor nga Rrethrotullimi i Cermës – Lushnje- Fier- Levan- Fratan nuk ka ngarkesë- lëvizja normale. Në akset rrugore për në Seman dhe Divjakë ka fluks lëvizje por pa probleme. Aksi rrugor Tirane – Maminas -Gjiri Lalëzit është me ngarkesë normale. Po kështu dhe aksi Durrës- Kavajë.
Në rrugën Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë, por tani e normalizuar. Ndërkohë që Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit, por pa probleme.
Përsa i përket Tiranës, policia u kërkoi drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë edhe akset e tjera rrugore, për të lehtësuar qarkullimin në autostradë.























