• Latest
  • Trending
  • All

Reagon Agim Gërguri: Shpresa Rama duhet ta dijë se pronë e kujt është Kalaja e Vushtrrisë (Foto)

15/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reagon Agim Gërguri: Shpresa Rama duhet ta dijë se pronë e kujt është Kalaja e Vushtrrisë (Foto)

15/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Sipas Gërgurit, monumenti i mbrojtur i trashëgimisë kulturore i njohur si “Kalaja e Vushtrrisë” është në pronësi të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe jo të Komunës së Vushtrrisë.

Kjo përgjigje e Gërgurit vije pas reagimeve të shumta që pati dy ditëve të fundit për dhënien në shfrytëzim të një pjesë të Kalasë për një restorant.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

 Kurse më poshtë keni reagimin e IKMM-së ndaj shkrimeve të botuara në mediet tona, të cilat janë bazuar në këtë deklarim të drejtoreshës së DKRS-së së Komunës së Vushtrrisë znj. Shpresa Rama.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të cilin e drejtoj unë, shpreh thellësisht keqardhje për mënyrën e trajtimit dhe reagimit të pa matur dhe të gabuar që ka bërë dje drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë znj. Shpresa Rama. IKMM, në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Komunën e Vushtrrisë dhe Kryetarin e Komunës z. Mulaku, tek i cili, si rrallë herë në Kosovë kemi gjetur mbështetje e gatishmëri të lartë për bashkëpunim në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore që gjenden në Komunën e Vushtrrisë. Kjo e bën tejet të çuditshëm këtë reagim kaq të pavend sot, por, mbase Drejtoresha mund të ketë reaguar edhe pa dijeninë e Kryetarit z. Mulaku, ndryshe, nuk besojmë se do të dilte ky reagim kaq i paanalizuar, i pa mbështetur dhe pa asnjë bazë ligjore.

E quajmë tërësisht të gabuar këtë deklaratë për arsyet si më poshtë:  

 Monumenti i mbrojtur i trashëgimisë kulturore i njohur si “Kalaja e Vushtrrisë” është në pronësi të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe jo të Komunës së Vushtrrisë.

  1. Ndërhyrjet në monumente i nënshtrohen rregullave, kritereve, standardeve ligjore teknike dhe profesionale të konservimit në rast të ndërhyrjeve nëpër këto asete. Të gjitha këto janë çështje të rregulluara me dispozitat e Ligjit Nr. 02/L – 088 për Trashëgimi Kulturore. Po sipas Ligjit, çdo projekt për çfarëdo niveli të ndërhyrjes, fillimisht dërgohet në institucione të specializuara (që në bazë të legjislacionit në fuqi këtë kompetencë ekskluzive e ka IKMM-ja) me ç’rast jepet ose jo leja për ndërhyrje ose bëhen vërejtjet profesionale në mënyrë që ndërhyrjet të jenë të atilla që do ta restaurojnë, përmirësojnë dhe prezantojnë vlerat e monumentit/asetit, respektivisht, ndërhyrjet e tilla nuk do ta dëmtojnë më shumë, cenojnë apo tjetërsojnë vlerat e monumentit.
  1. Ligji po ashtu, jep autorizime për institucione se kush do të bëjë vlerësimin e projekteve, kush i mbikëqyrë ato, kush ka të drejtë të kryejë punë në trashëgimi kulturore, në çfarë kriteresh, kushtesh etj. Në rastin konkret si institucion, kemi vepruar në përputhje të plotë me kriteret dhe dispozitat ligjore të kuadrit rregullativ ligjor të trashëgimisë kulturore.
  1. Fillimisht, me rekomandimin e Komisionit Profesional për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave dhe Projekteve Konservuese-Restauruese të Trashëgimisë Kulturore i cili funksionon brenda IKMM-së, është shqyrtuar, vlerësuar dhe aprovuar të gjitha ndërhyrjet që propozohen me projektin për restaurim të Kalasë, në të cilin përfshihet edhe mirëmbajtja e vazhdueshme me qëllim të ndalimit të degradimit. Po ashtu, pjesë e projektit, ka qenë edhe vënia në funksion e një hapësire për shfrytëzim në fushën e gastronomisë nga ana e investitorit. Për këtë projekt ekziston edhe Vendimi përkatës i IKMM-së, si institucion kompetent, mbi aprovimin e projektit në të cilin është i arsyetuar në detaje karakteri dhe arsyeshmëria e ndërhyrjeve që janë propozuar/projektuar. Bazuar në faktin se IKMM është institucion – edhe pronar i monumentit, po ashtu është institucion kompetent qe bën vlerësimet e ndërhyrjeve nëpër asete të trashëgimisë kulturore, pastaj që ka mandat ligjor për të bërë restaurim dhe konservim dhe për të mbikëqyrur subjektet tjera që ushtrojnë këtë veprimtari, në të njëjtën kohë, është edhe institucion kompetent që në bazë të LTK-së, ka të drejtë, bazuar në Nenin 6 (paragrafi 3) të autorizojë përdorimin me qëllim përfitimi ekonomik dhe apo kulturor të objekteve të trashëgimisë arkitekturale, çfarë është Kalaja e Vushtrrisë. Pra një e drejtë/autoritet i tillë për lejimin e këtyre veprimtarive në monumente, autorizohet me leje të shkruar nga institucioni kompetent, që në këtë rast është IKMM.
  1. Komuna e Vushtrrisë, nuk ka asnjë të drejtë të ndalojë apo të ndërhyjë në kompetenca të institucioneve që kanë mandat të mbrojnë dhe ruajnë trashëgiminë kulturore të përcaktuara me Ligjin 02/L – 088 për Trashëgiminë Kulturore.
  1. Për ne është e çuditshme se si znj. Shpresa Rama, megjithëse e mbanë pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, tash e sa kohë, nuk i njehë ligjet dhe aktet normative mbi bazën e të cilave funksionon fusha e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, aq më tepër në një qytet/ Komunë me traditë në respektimin dhe njohjen e vlerës së trashëgimisë kulturore.

Për fund, duke vlerësuar se zbatimi i një projekti të tillë, do të rriste kujdesin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të monumentit, pra do ta ndalte degradimin e mëtejmë të objektit të Kalasë, (për kohën sa e ka pasur nën kujdesje DKRS-ja e Vushtrrisë, objekti është degraduar tejmase, shihni fotot e bashkëngjitura, nga moskujdesi flagrant që ka demonstruar në mirëmbajtje të monumentit), zbatimi i projektit në të njëjtën kohë, do të rriste edhe vizitueshmërinë, pra, do ta promovonte akoma më shumë këtë monument, bazuar në kompetencat tona, kemi vepruar në bazë të Ligjit Nr. 02/L-088 për Trashëgimi Kulturore. Të gjitha parametrat e qasjes së lirë të vizitorëve, vënies në dispozicion të hapësirave për ta vizituar monumentin i kemi siguruar. Është e pavërtete e madhe që Kalaja e Vushtrrisë është shndërruar në restorant.

agimi1 agimi2 agimi3 agimi4 agimi5

Me respekt,

Agim Gërguri,

u.d.Drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM)

Tags: albanian
Previous Post

Dy studentë kosovarë të verbër diplomojnë në afat rekord (Foto)

Next Post

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes: Shpend Ahmeti po mashtron myslimanët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes: Shpend Ahmeti po mashtron myslimanët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.