Anita Malaj Kurtulaj është nderuar sot me Mirënjohje nga Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, si femra e parë në komunën e Deçanit, magjistër e Matematikës.
“Falënderoj kryetarin dhe Drejtorin e SHMM “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, Hilmi Ratkoceri dhe sekretarin Bajram Vitia, për prezencën e tyre në këtë solemnitet”, ka thënë zonja Malaj-Kurtulaj pas pranimit të Mirënjohjes.



























