Burime policore thanë se është kapur një sasi prej 4 ton kanabis sativa.
Droga ishte duke u transportuar në dy makina, një furgon mallrash dhe një fuoristradë. Mjetet ishin duke u ndjekur nga policia.
Drejtuesit dhe personat që ndodheshin në to janë vënë në pranga. Bëhet fjalë por 4 persona.
Droga e ardhur nga një rreth tjetër kishte destinacion plazhin e Gjeneralit nga ku do të transportohej për në Itali.























