Incidenti ndodhi në aeroportin e famshëm ndërkombëtar “Princess Juliana”, i cili ndodhet pak metra larg plazhit.
Pushuesit mund të ecin pranë rrethojave të aeroportit teksa aeroplanët ngrihen.
Policia ka thënë se gruaja 57-vjeçare po mbahej prej një rrethoje para se fuqia e ndezjes së motorit të aeroplanit ta hidhte atë mbrapa për toke, duke i shkaktuar lëndime serioze.
Ajo u dërgua në spital për trajtim, ku ka vdekur më vonë.























