Filmi “Reis” (Lideri) ka dalë këtë vit, por ka marrë kritika negative.
Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se Avci është akuzuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.
Autoritetet turke e fajësojnë Gulenin, i cili jeton në mërgim në SHBA, për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit të kaluar, shkruan REL.
Turqia po shënon njëvjetorin e puçit të dështuar me së paku 40,000 njerëz të arrestaur dhe mbi 100,000 të tjerë të pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me Gulenin.






















