• Latest
  • Trending
  • All

Tahiri: Ftesa e Haradinajt e hershme, ende nuk është mandatar

13/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tahiri: Ftesa e Haradinajt e hershme, ende nuk është mandatar

13/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Radio Evropa e Lirë: Zoti Tahiri, kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka ftuar partitë politike në bisedime për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Megjithatë, Vetëvendosje dhe LDK nuk i janë përgjigjur kësaj ftese. A është ky paralajmërim për krizë në këto negociata që në start, sidomos për faktin se LDK-ja nuk e sheh veten në kombinime me PAN-in, nëse aty është PDK-ja?

Ramush Tahiri: Së pari, ftesa e Ramush Haradinajt është e hershme sepse ende nuk është caktuar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi. Dhe e dyta, ende nuk është caktuar mandatar zyrtar Ramush Haradinaj nga PAN-i, sepse ende nuk është mbajtur asnjë mbledhje e PAN-it pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ku do të dalin me kandidat të përbashkët dhe nuk është nominuar zyrtarisht nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për mandatar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këto janë çështje procedurale, dhe pa u kryer këto çështje, asnjë ftesë nuk konsiderohet zyrtare, as nga Vetëvendosje e as nga LDK-ja. Çështje tjetër është çështja parimore dhe politike.

Në zgjedhjet e kaluara ne kishim një bllokadë gjashtëmujore dhe e kishim një izolim të plotë të PDK-së, e cila edhe pse ishte parti fituese, rrezikonte të mbetej në opozitë, nëse nuk e merrte LDK-në në koalicion dhe nuk e dorëzonte funksionin e kryeministrit.

Tash, arsyet janë parimore të LDK-së, sepse nuk dëshiron të bashkëpunojë më PAN-in derisa PDK-ja është brenda, por është deklaruar se dëshiron të bashkëpunojë me AAK-në dhe Nismën. Mirëpo, nëse AAK dhe Nisma, ndahen eventualisht nga koalicioni PAN, atëherë pozita e kryeministrit nuk është e sigurt që i takon AAK-së ose Ramush Haradinajt.

Kriza vetëm ekziston dhe këto janë arsyet që nuk po dekretohet as mbledhja e Kuvendit sepse po sigurohet që kur të caktohet mbledhja e Kuvendit, diskutimet paraprake të jenë të përfunduara dhe të kemi një koalicion qeverisës. Koalicioni qeverisës duhet të bëhet në bazë të programit qeverisës dhe tek më pas të ndahen funksionet ministrore.

Ne nuk kemi tjetër, veç ofertës dashamirëse edhe vullnetit të Ramush Haradinajt, pra nuk kemi një program dhe i cili as që është publik e as që u është prezantuar koalicioneve të tjera, qoftë Vetëvendosjes apo koalicionit LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa. Dhe nga ftesa që është dorëzuar me shkrim nuk kuptohet komplet qëllimi rreth të cilit duhet të bashkohen për të ndërtuar Qeverinë.

Radio Evropa e Lirë: Sa e shihni ju të mundur një koalicion pa PDK-në?

Ramush Tahiri: Sa u përket numrave është e mundur. Sa u përket procedurave është e vështirë, sepse njëherë duhet të konsumohet kandidati i PAN-it. Do të thotë, nëse është Ramush Haradinaj i dekretuar, duhet që ky kandidat të rrëzohet në Kuvend dhe mandej t’u jepet mundësia koalicioneve të reja. Mundet që prapë të jetë Ramush Haradinaj, por në një koalicion të ri, në lidhjen Vetëvendosje, Aleanca, Nisma dhe LDK.

Radio Evropa e Lirë: Mund të jetë pak sa hipotetike, por nëse kandidati i PAN-it nuk arrin formimin e qeverisë brenda afatit dhe vjen në shprehje rasti i dytë, si e shihni ju diskrecionin e Presidentit – mund t’i jap ai mandatin edhe një partie jo fituese të zgjedhjeve, por që ka krijuar shumicën parlamentare pas zgjedhjeve?

Ramush Tahiri: Në opinion është krijuar një qëndrim i gabuar. Presidenti diskrecionin nuk e ka personal, por e ka institucional, të bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Presidenti nuk mundet, edhe po të dojë, që të mos ia jep partisë së dytë apo të tretë fituese dhe jo të parës, sepse nëse ia beson vazhdimisht të parës, atëherë nuk kanë kuptim koalicionet paszgjedhore dhe dhunohet vullneti i qytetarëve, ngase një parti, në këtë rast që ka marrë 32 për qind të votave, ose ajo e bën Qeverinë ose shkohet në zgjedhje.

Pra, i mohohet vullneti i 70 për qind të qytetarëve që mund t’i bëjnë numrat dhe kjo nuk është praktikë në asnjë vend në botë, që ai që është fitues herën e parë, do të jetë fitues gjatë gjithë kohës ose përndryshe vendi shkon në zgjedhje. Nuk është parimi demokratik këtu dhe nuk është shpjegimi i Gjykatës Kushtetuese. Shpjegimi i Gjykatës Kushtetuese është që Presidenti e ka diskrecionin, por diskrecionin e ka me fakte.

Në qoftë se këta i mbledhin nënshkrimet, Vetëvendosje dhe LDK-ja dhe ja prezantojnë atij 82 nënshkrime, nëse hyjnë edhe minoritetet, ose 72 ose 71 nënshkrime, në qoftë se hyn njëri minoritet jo serb, ai (Presidenti) është i detyruar sepse i ka faktet që vendimi i tij të jetë në harmoni me vullnetin e popullit dhe të mos shkojmë në zgjedhje të reja për shkak se Presidenti mund të mos jetë i kënaqur për mendimin e tij personal ose nga orientimi i kaluar politik.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni ju rolin e faktorin ndërkombëtar – ka nevojë që të ketë një ndërhyrje për ta ndihmuar procesin e negociatave mes partive politike?

Ramush Tahiri: Jo, nuk ka nevojë sepse tash fillon të përjetohet si një presion. Ata kanë nevojë të respektohen procedurat edhe kanë nevojë të respektohen proceset demokratike dhe kanë nevojë ta dinë qëndrimin e secilit subjekt për çështjet që për Kosovën janë obligim, demarkacioni, asociacioni, dialogu me Serbinë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjenda evropiane e Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe të gjitha çështjet e tjera.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë që i raportojnë qeveritë e veta, duhet ta kenë mendimin e qartë se çka do të ndodh nëse e merr pushtetin VV, çka do të ndodh nëse e merr PAN- i dhe çka do të ndodh nëse është pjesë LDK-ja. Në ketë fazë janë takimet pa përjashtuar asnjërin, por jo në fazë të presionit që shtetet ndërkombëtare frikohen se do të destabilizohet vendi nëse PAN-i mbetet në opozitë jo, këso pazare nuk bëhen dhe është komplet e tejkaluar.

Tags: albanian
Previous Post

Koment: Asnjë arsye t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit

Next Post

Policia sqaron shpërthimet me eksploziv për hapjen e rrugës në Pejë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Policia sqaron shpërthimet me eksploziv për hapjen e rrugës në Pejë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.