Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka shqiptuar Granit Paçarizit dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.
Paçarizi akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti i Paçarizit lidhej me përleshjen në ëmbëltoren “Te Jupa” në Prizren më 6 korrik 2013 gjatë së cilës u përdorën edhe armët, ndërsa pati edhe të plagosur.
Paçarizi në dëshminë e tij të dhënë gjatë korrikut kishte mohuar se gjuajti ndaj atyre që e sulmuan, duke ia lënë fajin për të shtënat nipit të tij Xhevat Mulaku.
Një videoincizim i përleshjes i lëshuar në njërën nga seancat nuk kishte arritur të qartësojë përleshjen “Te Jupa”.






















