“Çështja e refuzimit të ftesave nga VV dhe LDK është çështje e tyre dhe nuk kam ndonjë koment të veçantë. Besoj që ashtu sikur që ka thënë mandatari për kryeministër, z. Haradinaj, nuk do të ketë fare vonesë në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti”, ka thënë ai.
Sherifi më tej, ka thënë se do të ishte mirë që të kishte një qeveri më të gjerë, porse sipas tij, nëse partitë nuk pranojnë të hyjnë në koalicion me PAN-in, atëherë do të bashkëpunohet me deputetë, si individë.
“Mirë do të ishte të kemi një koalicion me bazë më të gjerë, por kjo nuk është në dorën tonë. Nëse partitë tjera nuk i përgjigjen ftesës për ta krijuar një qeveri të tillë, atëherë do të vazhdojmë me partneritet edhe me deputetë veç e veç”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, duke folur për Listën Serbe, Sherifi ka thënë se edhe ky subjekt do të vlerësohet në bazë të angazhimit, sikurse të gjithë të tjerët.
“Nuk dua ta paragjykoj sjelljen e deputetëve të Listës Serbe në qeverinë e ardhshme. Prandaj, së pari le të fillojë punën qeveria, pastaj të gjithë do të vlerësohen në bazë të angazhimit të tyre”, ka shtuar ai.






















