• Latest
  • Trending
  • All

SPECIALE/ “Bullgarët” shqiptarë zbrazin fshatin për pasaportat e BE-së

10/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPECIALE/ “Bullgarët” shqiptarë zbrazin fshatin për pasaportat e BE-së

10/07/2017
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e tij me nxitim për të marrë pasaportat bullgari që u hapin atyre derën për në Bashkimin Evropian, shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve AFP.
Arman Kadriu ka një emër shqip, por djali 12-vjeçar thotë se e konsideron veten bullgar.
“Unë nuk dua të qëndroj këtu duke u kujdesur për lopët. Dua të jem lojtar futbolli“, tha ai, i mbuluar me djersë, ndërsa ngatërroi një top me këmbët e tij në një rrugë të pluhurosur në fshatin e rajonit të Golo Brdo (Gollobordës).
“Në Angli, me një pasaportë bullgare, është e mundur,” tha ai, duke thënë më pas  “Dovizhdane!” – në bullgarisht ose “Mirupafshim”.
Shqipëria vend jo anëtar i Bashkimit Evropian po shqyrton një ligj për pakicat. Bullgarët nuk i numëron si bashkësi etnike të njohura, ndryshe nga grekët, maqedonasit apo serbo-malazezët.
Etnia e komuniteteve që flasin gjuhën sllave në pjesë të ndryshme të Lindjes së Shqipërisë ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Maqedonia fqinje pretendon se ata janë maqedonas etnikë.
Por sipas Agjencisë Shtetërore për “Bullgarët Abroad”, e cila ndihmon në marrjen e një pasaporte, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që nga shekulli i 5-të dhe pasardhësit e tyre janë pjesë e diasporës së saj.
Nuk ka statistika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100,000 persona nga këta pasardhës.
Parlamenti Evropian kërkoi në shkurt nga Tirana “që të drejtat e personave me përkatësi bullgare në rajonet e Prespës, Golo Brdo dhe Gorës të jenë të sanksionuara në ligj dhe të sigurohen në praktikë”.
Rekomandimi “ka dhënë shpresë të përtërirë. Çdo ditë të paktën shtatë ose tetë vetë vijnë për të pyetur për marrjen e shtetësisë bullgare”, tha Haxhi Pirushi.
Ai kryeson Shoqatën e Prosperitetit Goloborda, e cila siguron certifikata të origjinës bullgare për shqiptarët dhe njihet nga qeveria në Sofje.
Ngritur në një kodër, Trebishti është një vend i fjetur.
Fshati numëronte “rreth 6,000 banorë, por më shumë se 2,500 u larguan katër ose pesë vjet më parë, kur ata patën mundësinë të përfitonin nga një pasaportë bullgare“, shpjegoi banori Tahir Mucina.
Në fshatin fqinj të Vernices “vështirë se ka mbetur dikush”, tha 31-vjeçari.
Që kur Bullgaria u bashkua me BE në 2007, qytetarët e saj kanë qenë në gjendje të punojnë dhe banojnë kudo që duan brenda bllokut, ndërsa të gjitha kufizimet u hoqën në vitin 2014.
Mucina tha se ishte gjithashtu “në vëzhgim” për pasaportë për vete, gruan dhe tre fëmijët e tyre.
Shqipëria, në tërësi, është një vend i emigracionit masiv, i nxitur nga një pagë mesatare prej 340 euro (388 dollarë) dhe një shkallë papunësie që ndikon pothuajse një në tre të rinj.
Pra, nuk ka rëndësi se Bullgaria është vendi më i varfër në BE. E parë nga Trebishti, është portë për në Gjermani, Angli apo ndonjë tokë tjetër të premtuar.
Dhe i përshtatet Bullgarisë për t’i kërkuar këta njerëz si të tyre.
“Kjo ka të bëjë me politikën (bullgare) mbi Maqedoninë / Maqedonasit të cilët gjithashtu kanë qasje në shtetësinë bullgare, sepse ato shihen si bullgarë etnikë”, tha eksperti i Evropës Juglindore Dimitar Bechev në Universitetin e Karolinës së Veriut.
“Komunitetet që jetojnë në anën tjetër të kufirit … kualifikohen gjithashtu”.
Ai tha se eurodeputet bullgarë kanë lobuar me sukses në Parlamentin Evropian për të marrë qëndrim mbi këtë çështje.
“Nëse Maqedonia ishte një anëtare e BE, gjërat do të kishin punuar ndryshe, natyrisht”, tha Bechev për AFP.
Në vitin 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, bullgarët nga 19 vendbanime në Shqipëri i kërkuan Sofjes që të mbrojë të drejtat e tyre në atë që ishte atëherë një protektorat italian, sipas Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit.
“Toponimi (studimi i emrave të vendeve), ruajtja e një gjuhe arkaike bullgare dhe dialektit dhe traditave lokale janë dëshmi e karakterit bullgar në rajonet e interesuara”, thotë Sofja. AFP/Ora News.tv

Previous Post

Trashëgimia botërore: Lumi i Gashit dhe Rrajca në UNESCO

Next Post

Kur Shqipëria mësonte të ecte

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kur Shqipëria mësonte të ecte

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.